Grupi japonez kundër armëve bërthamore nderohet me Nobelin për Paqe

Grupi japonez kundër armëve bërthamore nderohet me Nobelin për Paqe

Masako Wada, Ndihmëssekretarja e Përgjithshme e organizatës Nihon Hidankyo, dhe e mbijetuar e bombës atomike

Çmimi Nobel për paqen iu akordua organizatës japoneze të paqes NIHON HIDANKYO, me motivacionin e një fushate mjaft të dobishme për njerëzimin kundër përdorimit të armëve bërthamore. Kryetari i komitetit të Nobelit në Oslo të Jorgen Frydnes, tha se fushatat shumëvjeçare të organizatës i kanë dhënë një kuptim tjetër moral në shoqërinë globale përdorimit të armëve bërthamore.

“Komiteti dëshiron të nderojë të gjithë të mbijetuarit, të cilët, pavarësisht vuajtjeve fizike dhe kujtimeve të dhimbshme, kanë zgjedhur të përdorin përvojën e tyre të kushtueshme për të kultivuar shpresën dhe angazhimin për paqe”, tha Frydnes.

NIHON HIDANKYO e ka nisur aktivitetin e saj vite më parë duke patur gjithnjë synim shkatërrimin e këtyre armëve dhe fushatave ndërgjegjësuese në lidhje me bombën bërthamore dhe aktivistë të saj janë edhe persona të cilat i kanë mbijetuar shpërthimeve te Hiroshimas dhe Nagasakit. 

Këtë vit dhënia e çmimit Nobel për Paqen ishte shoqëruar me spekulime për shkak të luftërave që po zhvillohen, arsye që mund të çonte komitetin që çmimin për paqen të mos e akordonte këtë vit.

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 11/10/2024 12:21

    Do ta merito te cmimir vetem Nese do te ngrinte akuzen ndaj SHBA per krimet kunder njerezimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?