Guerrini Lovato, 'Mbreti i Maskave Veneciane': Nder të punosh për Cruise e Kidman në Hollywood

Guerrini Lovato, 'Mbreti i Maskave Veneciane': Nder të punosh për Cruise e Kidman në Hollywood

Skulptori i shquar Guerrino Lovato gjatë vizitës së tij në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

Skulptor, mjeshtër dekori dhe artizan i shquar, i cili  prej 30 vjetësh përgatit maskat moderne veneciane, Guerrino Lovato ka ardhur sot në Tiranë për të treguar mjeshtërinë e tij përpara një publiku të mbledhur në Muzeun Historik Kombëtar. Dhe jo vetëm për këtë.

Ai është edhe një njohës i thellë i artit antik, bizantin e postbizantin. I njohur si "Mbreti i Maskave" Veneciane: Guerrino Lovato vjen në Shqipëri me iniciativën e artistitit Vladimir Myrtezai Grosha dhe kuratores Migena Hajdari, nga galeria Blu Art Itali me mbështetjen e Muzeut Kombëtar dhe Institutit Italian të Kulturës.

Lovato që prej vitit 1983 ai ka studion e tij, ku përveç maskave të famshme veneciane, ideon dhe krijon instrumente dhe makineri për teatrin, operën-kinemanë dhe në këtë drejtim ai ka bashkëpunuar me regjisorë të famshëm si Stanley Kubrick (për filmin "Eyes ëide shut" me aktor kryesor Tom Cruise) dhe Paolo Sorrentino. Është pikërisht mjeshtri i cili ka punuar shumë nga maskat e filmit hollyëoodian “Eyes Ëide Shut”. Ai është shprehur se ndihet i nderuar që arti i tij ishte kontribuues në suksesin e filmit me aktorë si Tom Cruise dhe Nicole Kidman.

Maska e parë që shfaqet në film e modeluar sipas portretit të Christopher Columbus është e imja. Nga punishtja ime janë marrë 15 maska. Ndaj ndihem shumë i nderuar. Ndershmërisht puna ime në krahasim me atë të Stanley Kubrick është modeste,  por ai film bëri që të flitej për maskat veneciane, edhe pse historia e tyre është më e hershme.

Skulptori Guerrino Lovato

Në Venezia Lovato njihet si "Mbreti i Maskave". Di të bëjë gjithfarë shëmbëlltyrash, me një kosto fare të vogël, por me një vlerë mjaft të madhe. Ai i krijon veprat e tij duke u frymëzuar nga kryeveprat artistike, portretet e personazheve historike, figurat alegorike dhe mitologjike si dhe nga tradita e "Komedisë së Artit" italian.

Lovato është shprehur se arsyeja se përse ndodhet në Shqipëri nuk ka të bëjë me të mësuarit studentët me procesin e realizimit të maskës, pasi kjo do të ishte e pamundur në një orë. Por, ai thotë se kërkon t’i mësojë se si të jetojnë me art, atë të aplikuar në shërbim të kinemasë, teatrit, operas apo dekorimit.

Ndërsa punët e tij mund të përdoren gjerësisht në një ballo, festë karnavalesh, apo në një film me metrazh të gjatë. Kështu është shprehur dhe vetë Guerrino Lovato, mjeshtri i Artit Venecian Në fjalën e tij të përshëndetjes me këtë rast, Drejtori i Muzeut Hiztorik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi ka theksuar se: 

Maskat janë një pjesë e rëndësishme e kulturës Veneciane, ndaj dhe puna e mjeshtrit Guerrino Lovato duhet të bëhet e njohur për dashamirësit e këtij arti në Shqipëri.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi

Ai më pas vlerësoi dhe iniciativën e kuratorëve Vladimir Myrtezai dhe Migena Hajdari të cilët bënë të mundur ardhjen e këtij Mjeshtri të Madh. Për të pranishmit që mbushën sallën “UNESCO”, Vladimir Myrtezai rrëfeu iniciativë dhe rrugën e mbërritjes së mjeshtrit Guerrino Lovato nga Venecia në Tiranë, duke u shprehur se “mjeshtri vinte nga vendi i artit të madh” dhe se një nga prioritetet e tij ishte ishte që të thellohej në kulturën vendase për të zbuluar qoftë dhe gjëra krejt të panjohura më parë për publikun.

Më pas mjeshtri Guerrino Lovato ka treguar pëmes pamjeve që transmetoheshin nga projektori, se si kishte punuar për të realizuar 100 nga 500 punët e tij.

Kam përdorur materiale të thjeshta dhe ekonomike, që kanë fare pak kosto, madje edhe prej letre, por që marrin vlerë mjaft të madhe.

Skulptori Guerrino Lovato

Gjithashtu sot mjeshtri Lovato zhvilloi një vizitë në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, i cili u impresionua nga koleksioni i Pavijonit të Lashtësisë dhe ai i Ikonave. Pas vizitës në këtë Muze ai ka dhënë edhe një intervistë interesante për lidhjet e tij artistike me Shqipërinë, të cilën do ta lexoni nesër në gazetën “Shqiptarja.com”.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës