Gundogan gjithnjë e më larg Barcelonës, tre mundësi për të ardhmen e mesfushorit! Mes tyre edhe një rikthim nën urdhrat e Guardiolës

Gundogan gjithnjë e më larg Barcelonës, tre mundësi për të ardhmen e mesfushorit! Mes tyre edhe një rikthim nën urdhrat e Guardiolës

Mesfushori i Barcelonës, Ilkay Gundogan

LA LIGA - Mesfushori Ilkay Gundogan duket gjithnjë e më larg Barcelonës. Sipas asaj që bëhet me dije nga mediat në Spanjë, Gundogan është në negociata për një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite me ekipin Al Nassr ku luan edhe Kristiano Ronaldo.

Sa i përket financave, Barça do ishte e gatshme ta linte të lirë Gundogan për të shkuar në Arabi me një shifër të kënaqshme.

Vetë Gundogan nuk duket se dëshiron vazhdimin e aventurës së tij në Katalonjë, pasi u transferua një vit më parë me parametra zero nga Manchester City.

Lojtari ka folur me trajnerin Hansi Flick i cili i ka pohuar se nuk është titular në projektin e tij. Megjithatë mesfushori po shikon edhe mundësinë e rikthimit tek Manchester City, ndërsa ka patur edhe një propozim konkret nga skuadra turke e Galatasaray.

Merkato është drejt fundit dhe Gundogan do duhet të marrë një vendim së shpejti lidhur me të ardhmen e tij, me gjasë larg Barcelonës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Publikohet fotoja e 19 vjeçarit italian që humbi jetën pas përplasjes së Jet Ski-së në plazhin e Velipojës

Publikohet fotoja e 19 vjeçarit italian që humbi jetën pas përplasjes së Jet Ski-së në plazhin e Velipojës