Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se, stoku i depozitave në fund të muajit gusht arriti në 962.3 miliardë lekë, me një rritje prej 0.5% në raport me një muaj më parë.
Sipas ekspertëve të ekonomisë muaji gusht karakterizohet me rritje sistematike të depozitave në sistemin bankar, si rrjedhojë e kthimit të emigrantëve.

Ndonëse sipas statistikave të Bankës Qendrore, shtesa e depozitave për muajin gusht 2014 ishte vetëm 4.5 miliardë lekë, shumë më pak se shtesa prej 13 miliardë lekë, që u konstatua të njëjtin muaj të 2013-s dhe 17 miliardë lekë në gusht 2012. Me bazë vjetore (gusht 2014/gusht 2013), depozitat janë rritur vetëm me 1.5%.
Një vit më parë rritja ishte 1.9%. Ekspertët shprehen se, kjo ecuri e dobët e depozitave lidhet kryesisht me politikën monetare të BSH-së, e cila ka ulur normën e interesit për lekun, me qëllim nxitjen e investimeve kreditimin dhe konsumin në vend.

Gjithësesi vërejnë ekspertet, raporti kredi depozita ruan nivelet e parashikua nga Banka Qendrore, të cilat garantojnë për një sistem bankar likujd dhe në zhvillim të qëndrueshëm.

ATSH