Guximi i Helena Kadaresë për të thënë se Shqipëria është në kohën më të mirë të saj

Guximi i Helena Kadaresë për të thënë  se Shqipëria është në kohën më të mirë të saj

Helena Kadare

Vlera e një shqiptareje si Helena Kadare kuptohet sot, por do të kuptohet gjithnjë e më mirë edhe në vitet që do të vijnë. Jo vetëm për sakrificën e vetëdijshme të saj duke publikuar më pak libra si autore, duke i qëndruar në krah Ismail Kadaresë dhe duke na dhuruar si komb shkrimtarin që kemi sot e që bota na e vlerëson, por edhe për guximin, lirinë për të thënë të vërteta. “Do të kisha bërë ndoshta 10 apo 20 libra më shumë, thotë, por e kam kuptuar që e re se ndihma që do t’i jepja Ismailit, ishte më e rëndësishme se ato që do të shkruaja”. Që është një grua e lirë dhe e guximshme e kishim kuptuar qartë në “Kohë e pamjaftueshme”.               

Helena na e përcolli një tjetër të vërtetë që mund të ketë kosto për të. Është një e vërtetë e një vlerësimi për Shqipërinë dhe sot, të flasësh mirë për Shqipërinë, vendin, mund të bëhesh papritur objektiv sulmesh nga më të pamëshirshmet. Mund të marrë përsipër koston e sulmit të atyre që bërtasin çdo mbrëmje që Shqipëria nuk bën, nuk bëhet e nuk do të bëhet, por më shumë se të atyre, të të tjerëve që pa bërtitur, kanë punuar e punojnë që Shqipëria të shkatërrohet, të mos përmirësohet, të qëndrojë përherë e ndrydhur, kokëulur. Se cilët janë, ndoshta, të shkruhet, këtë herë, do të ishte e tepërt.

E pyetur nga gazetarja e Report TV Anila Dedaj “nëse e ndjekin situatën politike në Shqipëri tani që jetojnë në Tiranë, nëse janë pesimistë, optimistë, të sigurtë këtu?”, Helena përcjell një dëshmi që ka peshë: “Absolutisht e sigurtë; për mua këtë optimizëm ma ka dhënë përherë Ismaili, sepse gjatë gjithë kohës më thotë se Shqipëria po jeton vitet më të mira të saj. Edhe pse i numëroj gjërat që nuk shkojnë: po kjo, po kjo? Pavarësisht nga këto, ai ka ngulur gjithnjë këmbë për këtë, që jemi në kohën më të mirë, asnjëherë Shqipëria nuk ka qenë në një pozicion kaq të favorshëm ndaj botës”. 

A është revolucionare sot të pranosh përmirësimin, sigurinë, pozicionin e favorshëm të vendit tënd? Duke ndjekur, pësuar dhe konstatuar agresivitetin e kundërshtarëve të këtij realiteti, besoj se po. Pohimi i kësaj të vërtete është guxim, është një revolucion. Një revolucion i qetë, por ama, revolucion.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 20/11/2023 09:07

    pse ça cudie ka ketu ?! ashtu osht 1 muhabet...kena içike gocen anej nga OKB-ja EDHE ASHTU NA E DON PUNA. POPULLI I SHKRETE THUAJ...

    Përgjigju
  • Iris: 20/11/2023 01:14

    Per ciftin Kadare,Shqiperia gjithemone ne kohen me te mire ka qene dhe eshte!

    Përgjigju
  • Bra: 19/11/2023 22:41

    Absolutisht po, bosh si sot nuk ka qenë kurrë Shqipëria, kshuqe ka më shumë ajër për kokat e shtetit dhe lepiresit e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja