Gjatë shekujve të fundit, komunizmi ka zaptuar të gjithë sistemin e ekonomisë, duke përfshirë çdo pjesë të jetës. Habija më e fundit na vjen nga Kuba, ku ekonomia Marksiste ka përfshirë deri edhe sektorin e parfumeve.

Kompania më e madhe e prodhimit të produkteve natyrale, Labiofam, prezantoi këtë javë dy nga esencat më të reja të parfumeve të quajtura “Hugo” dhe “Che” për të gjithë mbështetësit socialistë, sipas emrit të liderit revolucionar të Venezuelës Hugo Chavez dhe liderit të Kubës Ernesto Che Guevara.

Ato u prezantuan në konventën e Labiofam në Havanë dhe në bashkëpunim me kompaninë Franceze, Robertet, mendohet se ato do të perfeksionohen më tepër.

Kjo kompani krijon mjekime homeopatike, produkte pastrimi dhe suplemente dietash dhe drejtori i saj, Mario Valdes, shpjegon se emrat e tyre janë zgjedhur nga vetë konsumatorët.

Ai shpjegon se pasi aromat ju prezantuan një grupi ekspertësh të parfumeve ata vendosën që livandot e reja të quheshin me këto emra, Hugo dhe Ernesto, për shkak se u kujtonin atyre pikërisht këto karaktere historike për trimërinë dhe burrërinë e tyre.

Ndonëse emërimi i parfumeve zakonisht bëhet sipas emrave të figurave publike dhe personazhe VIP është e pazakontë zgjedhja e figurave politike për emërimin e tyre. Duke i prezantuar parfumet në shishe elegante ata shpresojnë t’i shesin këto produkte jo vetëm në Kubë e Venezuelë por dhe jashtë vendit.

Pasi sipas shumë nga personave që i provuan ato, janë vërtet aroma të këndshme dhe tepër cilësore. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)