Banda të armatosura rëndë u përpoqën të merrnin kontrollin e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Haitit, duke shkëmbyer të shtëna me policinë dhe ushtarët pas arratisjeve masive nga dy burgjet më të mëdha të vendit, sipas Associated Press.
Aeroporti ndërkombëtar u mbyll në momentin e sulmit, pa asnjë avion operacional dhe pa pasagjerë në vend.
Një kamion i blinduar në pistë qëlloi mbi bandat në përpjekje për t’i penguar ata të hynin në zonën e aeroportit, ndërsa dhjetëra punonjës dhe punëtorë të tjerë u larguan nën breshërinë e plumbave.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Javën e kaluar, aeroporti u godit gjatë sulmeve të bandave kriminale, por bandat nuk hynë në aeroport dhe nuk morën kontrollin e tij.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)