Ndryshimet për ligjin e duhanit/ Hajdari: Të rritet çmimi i paketave dhe mosha e atyre që lejohen ta blejnë

Ndryshimet në ligjin e duhanit kanë qenë në fokus të diskutimeve në nisje të kësaj seancë plenare. Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari është shprehur kundër ndryshimeve në ligj të propozuara nga ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas pas nuk ndikon në lënien e duhanit nëse ndryshohet paketimi, por kërkon që të rritet çmimi i një pakete dhe mosha që mund ta blejnë nga 18- vjeç në 25.

"Rritje të çmimit dhe të moshës që mund të blejnë duhan. Jo më 18-vjeç, por 25. Sot nuk kemi iniciativa të tilla, por që kanë treguar që nuk janë të efektshme. Ndryshimi i paketimit nuk parandalon duhanpirësit që të blihet. Ne duhet t'ia ndalojmë aksesin, duke bërë një fushatë ndërgjegjësuese", tha Hajdari.

Hajdari është ndalur duke folur për Reformën Zgjedhore, sipas së cilës është një ndër pikat kyçe për daljen e vendit nga kriza.

"Ju e dini që Shqipëria është futur në një krizë të vazhdueshme dhe ne vazhdojmë ta fusim veten brenda kësaj krizë, duke varur shpresat në duar të njerëzve që kanë treguar se nuk dinë të japin një zgjedhje. i kemi shkaktuar vendit një stopim të të tërë, me ligje të mbrapshta dhe kriza të herëpashershme. Duhet të kemi parasysh që vendi jonë është në një krizë të thellë dhe duhet t'i rikthejmë vendit një besim të plotë në institucione, por kjo nuk do të ndodhë nëse Reforma Zgjedhore nuk do të përfundojë, nëse ata njerëz që kanë rrënuar këtë vend do të vazhdojnë të ulen me njëri-tjetrin, duke mos përfaqësuar interesat e vendit", tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Manastirliu: Pamje të RËNDA në 65% të paketës! Hajdari: Nuk ul numrin e duhanpirësve... të mos lejohet cigarja nën 25 vjeç dhe të rritet çmimi


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen