TIRANE- Gjendet i vdekur në qeli, shqiptari i cili katër ditë më parë vrau me thikë gardianin e burgut. Ilia Kareli, 40 vjeç u gjet pa jetë në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në qelinë e burgut të Nigritas në Greqi. Rezultatet e autopsisë së trupit të 40-vjeçarit shqiptar tregojnë se vdekja e tij është shkaktuar si pasojë e traumave nga goditjet me sende të forta.
Mjekët e ekspertizës ligjore konfirmuan se i burgosuri shqiptar kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup. Mediat greke cituan, mjekët ligjorë që deklaruan se goditjet janë shkaktuar para më shumë se 24 orësh dhe jo me duar, por me mjete te tjera. Sipas informatave nga mediat greke, mjeku ligjor ka identifikuar djegie dhe plagë në dorën e të dënuarit shqiptar, duke treguar se ajo mund t'i referohet torturës me elektroshok.
“Ishte i mbushur me hematoma”
Që para se të dilte autopsia e Karelit, mediat greke kanë aluduar për një vdekje të dhunshme të të burgosurit shqiptar. Sipas faqes on-line të gazetës “To Vima”, Kareli është transferuar në mënyrë misterioze nga burgu në Malandrinu, ku kreu krimin, në atë të Nigrita në Serres, të enjten në orën 15:30.
Në këtë burg ai është futur menjëherë në dhomat e izolimit dhe nga kamerat e survejimit rezulton se asnjeri nuk e ka prekur. Por, sipas gazetës greke Kareli ka mbërritur në këtë burg me shenja të qarta dhune. “To Vima” ka kontaktuar me presidentin e sindikatës së punonjësve të burgut në Nigrita, i cili ka konfirmuar lajmin se shqiptari e ka pasur trupin të mbushur me të nxira, çka tregonte qartë që ai ishte rrahur barbarisht. “Kur Kareli ka mbërritur në burgun tonë ishte i mbushur me hematoma”, ka deklaruar punonjësi i burgut grek.
Versioni zyrtar
Ndërkohë që Ministria greke e Drejtësisë bëri të ditur se i burgosuri Ilia (Ilir) Kareli u transferua pasditen e së enjtes në burgun Nigritas për arsye të sigurisë personale. Ai u vendos në një dhomë për të sapoardhurit dhe u veçua nga të burgosurit e tjerë në orën 18:30 dhe ka pasur monitorim të vazhdueshëm nga stafi i burgut. Më tej njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë thekson se rreth orës 23:30, zyrtarët të institucionit të paraburgimit vunë në dukje se Ilia Kareli nuk po lëvizte. Rojet hynë në qeli dhe kanë konstatuar se i burgosuri ka pasur mungesë të vetëdijes. Menjëherë u kërkua ambulanca, e cila erdhi për 17 minuta dhe Kareli u transportua në spital, ku edhe vdiq.
“Nuk kemi lidhje me krimin”
Sapo është mësuar lajmi se i burgosuri shqiptar, Ilir Kareli, ka vdekur në burg, e sidomos pas autopsisë, si fajtorët kryesorë janë shënjestruar rojet e burgut. Nëpërmjet një deklarate për mediat, sindikata e punonjësve të burgut të Greqisë ka hedhur poshtë çdo aludim se në këtë vrasje mund të kenë lidhje rojet e burgut, duke e mohuar kategorikisht diçka të tillë. Pas vdekjes së Karelit, zyrtari i lartë i burgjeve greke, Dimitris Nikolinakos tha se shqiptarët po shkaktojnë trazira në burgun e Malandrinos, Trikalësë, Patra e Domokos.
Për ngjarjen ka reaguar edhe shefi i rojeve të burgut Nigratas, Harris Konsolidisi i cili ka sqaruar se shqiptari, Ilir Kareli kishte refuzuar ushqimin ndërsa ishte në monitorim gjatë kohës që u transferua në burg. Harris Konsolidis tha se Kareli mbërriti në burgun Nigratas me shenja dhune. Sipas tij, i burgosuri nuk ka pasur kontakt me asnjë të dënuar tjetër por ka bërtitur “Më sillini një litar”. Në pamjet e kamerave të sigurisë, i dënuari dukej se nuk ka qenë i qetë në momentet përpara se të jepte frymën e fundit. Kamerat e tregojnë 40-vjeçarin që në momentin që shtrihet në krevat, merr frymë thellë e me vështirësi. Ministria e Drejtësisë urdhëroi fillimin e hetimeve të menjëhershme rreth kësaj ngjarjeje.
Shkrimi u publikua sot (29.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com