Hakmarrja në prag zgjedhjesh mes kandidatësh ka arritur deri aty sa në kopshtin privat të priten rrënjët e ullinjve. Kjo situatë e pazakontë i ka ndodhur një mbështetësi të kandidatit të Fierit si deputetit Albert Çaçi i cili kandidon në këto zgjedhje nën siglën e PSD-së.
Akti vandal ndodhi pas një takimi të organizuar në qytezën e Levanin, ku Ermal Mema, ka rënë pre e një akti vandal hakmarrje, akt që mendohet se është kryer nga militantët e kampit të PS-së. Njerëz të paidentifikuar i kanë prerë atij 40 rrënjë ulllinjsh në pronën e tij, rrënjë të mbjella prej 5 vitesh.
Shtabi elektoral i Çaçit thekson se presionet shkojnë deri në veprime të tilla makabre, ndërsa vazhdojnë heqjet nga puna dhe presionet fizike, si dhe bllokimi I hapësirës në media, mungesë hapësire për vendosje posterash në qytet, përjashtim nga debatet në televizione me urdhër nga lart”- thonë burimet zyrtare nga shtabi elektoral i kandidatit.
Ndërkohë i shpejtë ka qënë dhe reagimi i kandidatit i cili u bëri thirrje kundërshtarëve të tij që të presin me qetësi verdiktin e popullit.
“Ftoj kundërshtarët të mos nxisin akte të tilla vandale por të presin me durim e qetësi verdiktin e votuesve, nuk është fundi botës po nuk fituan ata”, -shprehet Çaçi.
Në reagimin e tij për mediat më tej ai shton se
“ndjej keqardhje për aktet vandale, për presionet dhe të gjitha format e dhunës që kundërshtarët tanë në garë bëjnë ndaj njerëzve që më mbështesin në fushatë. Jam pranë Ermalit, i cili sot ra pre e një akti vandal nga njerëz që kanë dhunën dhe presionin si gjuhë politike, atij iu prenë në mënyrë barbare 40 rrënjë ullinj të mbjella me ndjersë në pronën e tij vetëm sepse ishte organizator i takimit elektoral në Levan. E falenderoj për mbështetjen çdo të ri të Fierit dhe premtoj se në drejtimin tim Bashkia e re do të ecë me gjuhën e solidaritetit dhe mirënjohjes, jo të hakmarrjes dhe të dhunës”.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com