TIRANE - Ftesat e shumta për debat publik nga ana e kandidatit të majtë Erjon Veliaj për Halim Kosovën kanë marrë një përgjigjje pozitive nga ky i fundit.
 
Kosova ka pranuar sfidën e rivalit të tij Erjon Veliaj për një debat publik, me projekte konkrete dhe i bëri thirrje Veliajt, se e ka gati në fushën e betejës sepse nga 21 qershori, nuk do të dalë i humbur.
 
"Mua më hyn në punë që në çdo moment të ditës e të natës, i përballur me shumë halle të mendoj një zgjidhje. Nuk është koha  për llafe boshe e batuta. Nëse është fjalë për të debatuar për një projekt në të mirë të qytetarëve më ka në fushë të betejës e nuk dal pa fitore" -  ka thënë Kosova gjatë një takimi të sotëm elektoral.
                                  
Ndërsa ka premtuar se do të realizojë menjëherë sapo të fitojë më 21 qershor, projektin e kryetarit Basha për stacionin multimodal, Halim Kosova theksoi se kurrë në krye të bashkisë nuk do të lejojë që përplasjet politike ti vuajnë qytetarët.
 
 “Nuk e mendoja kurrë që do të bllokohej për kaq kohë. Pa diskutim që në bazë është lufta politike. Dhe ky është shembull sesi politika duke bërë debate të panevojshme krijon probleme në kurriz të qytetarit. Janë 3 gjera duhet shumë të thjeshta. 1 tabaka, një palë gërshërë dhe nje shirit blu a lejla a të kuqe dhe një burre për ta prerë.”- u shpreh Kosova
 
Kandidati i djathtë u njoh edhe me shqetësimet e përditshme të banorëve të kësaj zone, si ndriçimi, sinjalistika, banesat sociale e madje nuk i munguan edhe batutat për banjot publike.
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)