/ATSH/. - Ditën e mërkurë, me 10 qershor, do të përurohet Hamami i Krujës, një nga veprat e restauruara nga CHwB, financuar nga qeveria suedeze dhe BE, në bashkëpunim me IMK-në, ben te ditur ministria e Kultures.
Ne kete event do te marrin pjese ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ambasadori suedez në Shqipëri, Patrik Svensson, Lejla Hadzic, drejtor i zyrës CHwB Albania, etj.
Për shekuj me radhë, Hamami ka qënë një lloj ndërtimi kulturor kuptimplotë i Perandorisë Osmane, që shërbente për pastrimin shpirtëror dhe kishte një bukuri të veçantë arkitektonike për zotërit e saj. Më vonë, hamamet përreth Ballkanit ngelën të papërdorur. Hamami i Krujës, është një relikë e harruar e këtij vendi historik - i cili qëndron nën hijen e kalasë së tij dhe pazarit magjepsës. Hamami është një gjurmë e rëndësishme për komunitetin mysliman dhe pikë turistike me potencial. Restaurimi i tij është një hap i rëndësishëm përpara drejt zhvillimit të një rrjeti vëndesh të trashëgimisë në gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin, që ofrojnë shërbim turistik.
Ky projekt sjell zhvillimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore për gjenerim të ardhurash, forcimin e ndërgjegjësimit mjedisor duke nxjerrë në pah rëndësinë e përdorimit të ujit të ricikluar dhe sistemeve të harxhimit të tij, restaurimin dhe rikthimin e funksionit fillestar të monumentit. Përfundimi i punës nxit shtimin e të ardhurave për komunitetin mysliman, rijetëzim të lagjes përreth, rritje të turizmit dhe fillimin e një nisme më të gjërë për ngritjen e një rrjeti kombëtar të hamameve. Hamame të tjera me potenciale janë ai i Gjirokastrës, i Shkodrës, i Elbasanit dhe Durrësit.
Trashëgimia Kulturore pa Kufij (Cultural Heritage without Borders (CHwB) është një organizatë suedeze e pavarur joqeveritare që i dedikohet shpëtimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. CHwB numëron më shumë se 200 monumente të restauruara dhe rivitalizuara në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. E pranishme në Shqipëri që prej vitit 2009, CHwB ka kryer disa prej punëve më të rëndësishme sa i përket restaurimit, konservimit, krijimit të atelieve të trashëgimisë, etj.
/Shqiptarja.com