Nga dita e nesërme do të nisin aplikimet për financim nga skema kombëtare. Me këtë lajm e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në 'Facebook' e rendit Shqipërinë të parën këtë vit sa i përket financimeve në bujqësi falë rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të BE.
Sipas kryeministrit, skemat kombëtare të mbështetjes me fondet e buxhetit të shtetit, janë harmonizuar me skemat e programit të BE-së dhe adresojnë nevoja specifike që nuk mbulohen nga financimet evropiane.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
MIRËMËNGJES
duan s'duan ata që kurrë nuk do duan të shohin e të pranojnë ndryshimet reale, sot në bujqësi ndryshimi real po ndodh dhe falë edhe rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të Bashkimit Europian, ku këtë vit jemi në vendin e parë për financime në mbështetje të projekteve të fermerëve, janë plot investime të reja në proces, në një shumë të përgjithshme për mbështetjes së bujqësisë pakrahasimisht më të lartë se më parë.
Nga ana tjetër skemat kombëtare të mbështetjes me fondet e buxhetit të shtetit, janë harmonizuar me skemat e programit të BE-së dhe adresojnë nevoja specifike që nuk mbulohen nga financimet europiane.
Jo vetëm kaq, po procesi i aplikimeve nga fermerët është kthyer nga një torturë letrash, ecejakesh, pritjesh e ryshfetesh, në një proces fare të thjeshtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga fshati, ku përmes smartfonit apo kompjuterit më të afërt, në pak minuta aplikimi i shkon AZHBR-së dhe miratimi bëhet në transparencë të plotë.
Nesër hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare dhe duke ju uruar sukses aplikantëve, uroj të keni të gjithë një ditë të mbarë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1565
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota
24 Prill, 19:03
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06