Hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit.
Kryeministri Rama po zhvillon inspektim, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili bëri me dije se janë shtuar dy korsi.
Së shpejti nis puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier, ndërsa në javët në vijim pritet dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren.
“Ajo është një rrugë që bën edhe shfryrjen e qyteteve të veriut, kryesisht Shkodrës dhe Lezhës. Po përmbyllet vlerësimi dhe besoj që fituesin do ta shpallim brenda dy javësh”, tha Karakaçi për segmentin Milot-Balldren.
Lajm në përditësim...
Komente









