Hapet qendër ankandi për krapin e Shirokës/ Drejtori: Peshkatarët e paligjshme s'lejohen të shesin këtu! Peshku del me certifikatë!

SHKODËR- Në Shirokë është ngritur një qendër ankandi për tregtimin e peshkut. Kjo pikë grumbullimi e licencuar synon të rrisë cilësinë e ruajtjes dhe tregtimit si dhe u vjen në ndihmë 210 subjekteve në zonë.

Kjo është qendra e ankandit të peshkut e ngritur së fundmi në Shirokë. Këtu peshkatarët sjellin krapin e zënë në liqen, për ta shitur tek tregtarët që vijnë nga të gjitha anët e vendit.  Që në orët e para të mëngjesit e gjithë sasia e krapit është shitur, ndërsa në mesditë vaskat janë të boshatisura.

Report Tv ka qenë pranë kësaj qendre të ngritur së fundmi nga organizata e menaxhimit të peshkut në Shkodër. Drejtori, Arjan Çinari tregon si lindi ideja për të grumbulluar gjithë peshkun e Shirokës në një pikë të vetme grumbullimi.

"Lindi si ide nga vetë peshkatarët nga nevoja e një tregu. Duke parë edhe abuzimet e tregtarëve me peshkatarët, organizata e menaxhimit mori këtë nismë me fondet e saj dhe të ministrisë së Bujqësisë", tha Çinari.  

Çinari shprehet se peshku del nga kjo qendër është me certifikatë veterinare, ç'ka garanton cilësinë.

"Cilësia këtu është e garantuar. Çdo tregtar që shet peshk është i detyruar të tregojnë certifikatën e origjinës. Se mund të vijë peshk agrokulturë dhe shitet si peshk i liqenit të Shkodrës, pra e konkurron ne çmim, por kjo specie (e kultivuar) nuk është kurrë si krapi i egër që rritet në liqenin e Shkodrës", u shpreh ai.

Nga ana tjetër synohet te luftohet tregtia e paligjshme.

"Peshkatarët e paligjshme nuk do të lejohen të shesin në këtë qendër. Ata nuk do të pajisjen me certifikate veritare dhe do mbeten të zbuluar ne treg", përfundon Çinari.

Ankandi i Peshkut në Shirokë u shërben rreth 210 subjekteve dhe është një investim prej 43 milion lekesh i Organizatës së Peshkimit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Kapaciteti është për 5 ton peshk, por mesatarja e krapit që kapet në Shirokë është rreth 2 ton në muaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen