Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e pranishme në hapjen e qendrës së re në bashkinë e Urës Vajgurore ku u shpreh se është koha për ngritjen e shërbimeve sociale në çdo komunitet. “Jam shumë e kënaqur që në Bashkinë e Urës Vajgurore çelim këtë qendër sociale në zemër të komunitetit, për ti dhënë një mundësi më të pamundurve, fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta, grave në vështirësi, të marrin trajtimet për të cilat kanë nevojë”, tha Manastirliu.
Ministrja theksoi se qeveria shqiptare po investon për ngritjen dhe fuqizimin e shërbimeve sociale në të gjitha bashkitë e vendit nëpërmjet Fondit Social.
“Janë 14 bashki, nga Dibra, Durrësi, Elbasani, Librazhd, Prrenjas, Lushnje, Roskovec, Gjirokastër, Maliq, Kurbin, Lezhë, Tirana me dy projekte dhe Saranda, që nëpërmjet Fondit Social po ngrenë shërbimet e reja për fëmijët me nevoja të veçanta, për gratë në nevojë, të moshuarit e vetmuar dhe grupet më vulnerabël”, tha Manastirliu.
Sipas ministres, të gjithë së bashku mundemi të krijojmë një mjedis favorizues që në fund të vitit 2021 të synojmë ngritjen e shërbimeve sociale multifunksionale në 26 bashki që nuk kanë shërbime sociale në territor.
Ngritja e Qendrës Komunitare në Bashkinë e Urës Vajgurore është një ndërhyrje e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara "Askush Të Mos Mbetet Pas’, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Shqipëri, dhe zbatohet nga UNDP-ja në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe Agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, sipas ministrise se Shendetesise.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5729
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pista e re e atletikës, Manastirliu: Investim strategjik për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Universitetin e Sporteve
15 Shkurt, 15:49
-
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
5 Shkurt, 15:25
-
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025
4 Shkurt, 20:15
-
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Opozita 'shejtan' po uajnë rolin e hudhrës
3 Shkurt, 13:27
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08