Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar, me pagesë 2.1 euro për mjet! Rama: Do zhvillojë turizmin (VIDEO)

TIRANË- Duke nisur nga sot aksi Thumanë-Kashar hapet për qarkullimin e mjeteve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet se si duket ky aks, ndërsa qarkullimi i makinave do të lejohet prej orës 19:00. Rama shkruan se ky aks do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.

"MIRËMËNGJES dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë", shkruan Rama. 

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 30/06/2024 12:52

    Rruga eshte zhvillim bukur deri ketu Tani kush ka informacion me te sakt mund tna sqaroj Koston e rruges dhe kush e ndertoj rrugen

    Përgjigju
  • Atc: 30/06/2024 12:32

    Ich! Janë manjakët e shkatrrimtarit të Shqipërisë që nuk dojnë për ta parë mirë këtë vend!Janë anti Ramë dhe pro non grata Sali qenit! Që nuk dojnë ta shohim Shqipërinë Europë

    Përgjigju
  • Marku: 30/06/2024 12:30

    Nje shume falemnderit per kete pune te mrekullueshme qe lehteson levizjen e qytetareve si pjese e projektit te madh rajonal Korridori Blu. Pune te tjera te mbara ne te mire te vendit, pa qente le te lehin e te hedhin molotov se veç ate pune kane bere shpellaret me vite dhe ate dijne te bejne.

    Përgjigju
  • Alban: 30/06/2024 12:18

    E siguroi Rama pasurine dhe per 3 brezat e ardhshem.

    Përgjigju
  • Pse: 30/06/2024 11:33

    Nuk ka pare akoma trare pagese ne Autostraden qe te con Fier Vlore.. pse u dashka per Veriun te paguaj ose te marri serisht rrugen qe ben 5 ore per te ardh ne Tr...

    Përgjigju
    • Tepelena: 30/06/2024 12:53

      Do te bejne njebtra ne Surel

  • AltinTop: 30/06/2024 10:22

    Investim i domosdoshem por teper i vonuar…sa me pak te vidhet aq me shume investime te tilla do kete.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 30/06/2024 10:14

    Ti gezoje Zaho parate per 45 vitet e ardhshme!

    Përgjigju
  • Inat patologjik me Gegninë: 30/06/2024 09:56

    Rrugët e Veriut me pagesë. Fushë-Krujë, Krujë, Kamëz jashtë loje me këtë rrugë. Ku i ke rrugët dytësore a kombëtare pa pagesë o Gjeneral? A nuk ishte pjesë e kontratës konçesionare sigurimi i rrugëve dytësore pa pagesë? Mos harro mbijetesa e këtij vend e ka emrin Gegni, shumë shpejt do ngelesh Gjenerali Ushtrisë së Vdekur.

    Përgjigju
    • Or tej: 30/06/2024 15:28

      Ta gezosh pavarsine ti Xoni me gjithe lalucet or teeeejjjjj

    • Xoni: 30/06/2024 14:20

      Po ne fakt Gegnia e shpalli pavaresine e Shqiperise. Se jane shume te mencem.

  • Po mër po: 30/06/2024 08:57

    Shumë bukur. Nga lart duket mrekulli, zbret poshtë gjobaxhi. Tani na thuaj sa shqiptarë sakrifikove (të ikin nga Shqipëria) për këtë investim? Në 34+ vjet nuk ka një investim që të keni bë e të keni kthyer mijëra shqiptarë të ikur në vendin e tyre. Trego një (disa) investime të bëra nga cilado qeveri që ka kthyer 100mije shqiptarë? Të bësh vetëm rrugë pa zgjidhur problemet e shqiptarëve, pa dëgjuar pse ata ikin është të gënjesh veten. Një gjë është e sigurtë se kjo rrugë e lehtëson ikjen e shqiptarëve. Veç se tani duhen 2.2 euro më shumë, vetëm vajtje.

    Përgjigju
    • Linda: 30/06/2024 14:22

      Ata që nuk ikin janë dështak sipas Çupi. Rama Saliu Meta Basha e pensionistët e Shqipërisë hahaha veç dështak nuk janë

    • Real: 30/06/2024 14:09

      Shikoji injorantet me poshte qe jetojne ose me para droge ose korupsioni. Provoni te punoni aty ose jashte me djerse se e kuptoni qe po mor po ka te drejte.

    • Emigranti: 30/06/2024 14:07

      Në që nuk ikim jemi si Saliu Edi dhe Iliri

    • Cupi: 30/06/2024 10:42

      Ke inat se s'mund te ikesh dhe ti o deshtak?

    • Mara emigrante ne Itali: 30/06/2024 10:30

      Ne shqiptaret tregojme qe jemi injorant ,çdo gje e durante qyl si saliu qe thoshte punzoni ju te haje familja ime .

    • Ich: 30/06/2024 10:17

      Shqiperia duhet lidhur me autostrada se esht vetem 400 km e gjat,se ne e dim qe vijm 2 her ne vit.sa per pages ne Sloveni dhe Kroaci paguajm dhe rrim drejt,per vendin ton nuk paguajm.kush nuk do ka rrug dytesore por vonohet me teper,un nuk kuptoj ca ka ketu per pakenaqesi.

    • Turi: 30/06/2024 09:31

      Po pse ça ka me ik. Njerëzit jane te lire. Po pse femijet e tu i mban me zor lidh. Ku eshte me mire, levizin. Hajde mentalitet

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet