Shkodër- Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare dhe deri në Zogaj, teksa vijojnë me ritme të larta punimet në kantierin e rrugës së re Shirokë-Zogaj në Shkodër.
Ishte vetë Kryeministri Edi Rama që informoi sot (4 Dhjetor) situatën e punimeve, duke ndarë me anë të një postimi në Facebook edhe pamjet nga kantieri.
Përpos videos së postuar në profilin rrjetin e tij social, kreu i qeverisë dhe i PS shkruan se “po punohet me ritme të shpejta”.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook:
“Në kantierin e punës në rrugën Shirokë-Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj. Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”.