Xhevair Jonuzi i arrestuar në fshatin Hoshtimë të Vlorës në datë 18 janar pas një aksioni të forcave RENEA është transferuar në burgun e Peqinit.
Ai është i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje në vitin 1999. Januzaj ishte i shpallur kërkim deri dy javë më parë kur policia e arrestoi në fshatin Hoshtimë ku edhe ndodhej në një shtëpi të veçuar.
Fillimisht ai bëri rezistencë dhe u raportua se hapi zjarr ndaj RENEA-s, teksa u plagos në këmbë, por prokuroria ka dokumentuar vetëm armëmbajtjen pa leje kundër tij.
Komento
Komente












