Hapja e dosjeve, 94 vota të PS dhe PD miratojnë ligjin! Rama: Të gjithë e dimë pse jemi këtu, nuk doni ju ta dini kush është I.M?

I hapet rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.

“Të gjithë e dimë se kush na ka sjellë këtu sot, ai është I.M dhe gjithçka thuhet për të në dosjet e ish sigurimit duhet të sqarohet”. Ky ishte thelbi i fjalës së Kryeministri Rama sot në seancë plenare teksa diskutoheshin nismat ligjore për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Kryeministri tha se Komunizmi një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes. Duke pjellë komunistë anti komunistë.

“Dhe jo më kot Havel thotë se më i ziu i komunistëve është komunisti anti komunist. Mu kujtua At Zef Pllumi i cili ka thënë ‘Don më dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, nigjo kush ulëret më shumë prej tyne’. Mjafton të marrësh ulëritësin nr. 1 që nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe sa ka ulëritur si antikomunist dhe nuk e bëri edhe duke pasur 8 vite rresht. Ai lustracioni është akt barbarie që është rrëzuar kohë përpara sesa ta tentonte pjella anti komuniste e komunistit nga GJEDNJ. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën kur votuar raportin e Marty, ai lustracioni është fiks si kjo pamja këtu në sallë. Ku e ke Oerd ‘non grata’? Pse nuk vjen ai këtu që t’i japë rrugë hapjes së dosjeve, që janë dosje të personave me rëndësi që nuk hapen dot. Kjo është ironia e at Zef Pllumit, se ne i kemi hapur dosjet. Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-sigurimit. Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se komunizmi ka vdekur, por ajo që vazhdon jeton është pjella e ligë e komunistit, anti-komunist si frymë dhe qasje.

“Të torolisë dynjanë, jo lustracioni, viktimat, xhelatët, këtu është e thjeshtë, hiqet një pengesë dhe të gjitha figurave të rëndësishme të shtetit u hapen dosjet që u janë mbajtur mbyllur me një certifikatë pastërtie nga shok. Shik i ka mbuluar ata që i duheshin për të krijuar gjithë këtë vorbull. Prandaj është shumë e thjeshtë, ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M. Doli një I.M u mbush dynjaja me fjalë u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M. A është I.M që u shkon mendja atyre për keq, apo ndonjë I.M tjetër. Shumë thjeshtë u zbulua, apo u kujtua që ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet kjo kategori dhe të lehtësohen gjithë. Largqoftë të mësojmë që shtetasin IM. E paskemi pasure merre e ngjite ku ka pasur vend në të gjithë piramidën shtetërore. Ule, vëre. Kot e komplikojmë. Kjo është një arsye për ta parë qartë se kush është kush në këtë teatër të madh. ‘Non grata’ bashkë me krahun radikal anti-juridik. Se ti je krahu juridik Oerd. Të gjithë kanë marrë arratinë, sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh se kanë të mundur ta përballojnë. Se kanë shumë arsye. E dyta si mund tu thuhet shqiptarëve luftojmë për dinjitet. Kur vetë i shmangesh një ballafaqimi me të vërtetën. Një kreshnik që u thotë shqiptarëve bashkoheni me mua për dinjitet, nëse ka respekt për dinjitet thotë menjëherë ta marrin vesh. Jo vrap rrezik, është me shtetasin I.M, nëse është ai që thonë gojët e liga, unë shpresoj që jo. S’ka sekrete shtetërore të asaj kohe, do ta hapësh merre lexoje”, tha Rama në Kuvend.

Në përgjigje të kryeministrit Rama, deputeti i Rithemelimit Oerd Bylkbashi i tha Rmës se testi i tij do të jetë ligji i lustracionit, nëse do ta votojë apo jo, dhe kjo do të tregojë sipas tij nëse e ka ndarë shpirtin nga komunizmi.

E dyta pyetja që kam është e thjeshtë a je që kriminelët e komunzimit të ndalojnë që të marrin funksione në Republikën e Shqipërisë dhe ata që janë në detyrë të largohen. Vetting është edhe ai, a je për vettigunin. Në këtë votim nuk shihemi për ligjin që nuk hapin asgjë, hap gjitha dosjet. Në bashkë shihemi kur të votohet ligji i lustracionit”, tha Bylykbashi.

“Në fund të fundit, thash për ty ishte një sprovë e vogël, për të treguar në një monomet për një shërbim ndaj shqiptarëve, por ti e ke bërë nga inati i dikujt. Do e votosh personalisht apo jo. Se nuk e the. Nëse është sprovë po ta them tani, sprovë ke lustracionin ti, sepse ti ndihesh i sfiduar sepse ti e menduar se do na kishte kapluar edhe ne, se meqë është një amendament i sjellë nga ne i përqafuar nga ju të duket sikur ka kompleks...Për lustracionin, kjo është sprova. Kaq ishte kjo punë, hajd ta votojmë. Se mbaj mend seancën e fundit, a do e votosh, a do e votosh. Ti do e votosh”, tha Alibeaj.

Ndërkohë që në emër të Partisë së Lirisë, foli deputeti Petrit Vasili, i cili kundërshtoi hapjen e dosjeve me argumentin se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar me urdhër politik dhe se ka shkelur ligjin duke marrë 7 vendime njëkohësisht. 

"Ca po bëjmë sot, po i japim të drejtë që të japin dosjet, ca nevojë kanë këta. Këta e morën të drejtën, nuk pyetën për parlamentin. Morën urdhrin politik dhe i hapën, në raportin i vunë emër dhe mbiemër ish presidentin, nuk patën nevojë për konkluzione. Nuk vërtetuan as minimumi gjeneralitetet e njeriut. Ky autoritet që nxitoi dhe mori 7 vendime me radhë, mori një email anonim, folën me anonimin, janë shumë të zot pastaj hetuan gjetën dosjen e verifikuan, arritën rezultatin doli dhe ligj që na e sollën ne dhe i bëjnë avokatin këta bashkë me këtë piktorin e sigurimit. Këto institucione nuk zbatojnë ligjin dhe sot vini na flisni në emër të tyre, se ashtu u duhej hesapi", tha Vasili. 

Kujtojmë se Ilir Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani.  Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Autoriteti kërkoi heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që tundin certifikatat e pastërtisë së figurës. 

Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. Meta ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit për manipulim. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:51
Shfuqizohen komisionet “Bezhani” dhe “Mezini, i hapet rrugë ri verifikimit të politikanëve që dyshohen si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjate naten me 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Projektligji erdhi pas kërkesës së Autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Metaj. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.Berisha ka bojkotuar senca.

Ora 23:22
Rama: Po ça testimi do më bëni ju dhe ‘Non Grata’ mua? Falë atij 90-vjeçarit që u mori me lëpirje lëvizjen studentore komunizmit jeni politikanë sot

 

Kreu i qeverisë Edi Rama në një përgjigje të replikës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj dhe deputetit të Rithemelimit Bylykbashi, u shpreh se këta të fundit janë në atë sallë të seancës plenare, falë llumit të bërë nga Berisha.

Në një replikë të gjatë u tha se PS dhe kryeministri nuk do të bëjnë asnjë testim, sepse testimin më të madh pasi dosjet nuk u hapën nga Partia Demokratike por nga mazhoranca. Me ironi kryeministri u tha me replikat dhe kontributin e tyre në politikë ata jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për vendin por kanë kënaqur një Non Gratë dhe ish diktatorin Enver Hoxha.

‘Bir selman i nënës me kë të merrem më parë. E para, ti do më testosh mua? Po për çfarë? Unë testin e parë e kam bërë bashkë me Ardian Klosin dhe Trebershinën të parin në regjim.

Unë e kam bërë testin tim kur bashkë me Ardian Klosin dhe Trebeshinën u kemi thënë  njerëzve për plotësimin e një peticioni për lirimin e të burgosurve politikë dhe shpëtimin nga Enver Hoxha, Atë peticion ju nuk e botuat. E kam takuar Non Gratën tuaj edhe më përpara, kur kemi qenë te stadiumi, mua s’më thirri partia juaj i ndava që në sekondën e parë, që kur thanë se Ramiz Alinë e kemi kandidat konsensual. Mua më etiketuan të dyja palët, si fashist, Non Grata juaj nuk donte të na linte të flisnim, thanë që nuk duhet të flasin këtu ata që duan të nxjerrin llumin nga burgjet. Kush ishte llumi? Ju, e të parët tuaj. Dhe ju u kthyer në llumin e llumit tuaj. Dhe më thua ti mua test, po pse nuk i hapët ju dosjen, pse i hapëm ne dosjet? Për cilën propagandë komuniste flet ti? Ata që s’ka kapur Oerdi? Juve ata juve ju japin punë. Juve ju japin punë, Enver Hoxha, xhahilat... Pa ata ju do ishit të pa punë, ai është kreu juaj. Po ti do të më testosh mua, në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt sesi duket para Non Grata. Juve se keni mësuar kurrë këtë, se jeni rrahur që të vegjël pavarësisht se ju ka dalë mjekra. S’ka nevojë njeriu të thotë s’është Pazar s’është Pazar. Ça testi do më bëni mua? A s’ishit ju ata që iu futëm bunkerin. S’keni rrëzuar gjë ju, as ai non grata juaj. Ai mori peng atë lëvizjen studentore atje. E mori, e shyqyr që e mori, se po mos ta merrte ai s’do ju vinte radha të vinit ju këtu.- tha Rama.

Rama ju drejtua edhe njëherë kreut të grupit parlamentar, Alibeaj duke i thënë se nuk mund të testohet, për aq kohë sa këta të fundit kanë aq frikë nga sekretet e errëta të së kaluarës sa edhe për muzeun ‘Bunkarti’ patën frikë se do u ringjallej komunizmi. Kryesocialisti iu kthye edhe Bylykbashit me ironi duke i thënë se një 90-vjeçar ‘Non Grata’ e ka kapur pas vetes dhe nuk e lëshon dhe është pikërisht Berisha ai që u ka siguruar këtyre politikanëve vendin e tyre në atë seancë plenare.

 Ça do më testosh ti mua? Për komunizmin, për vetë Shqipërinë ka publikuar agjencia telegrafike japoneze, botoi atë Bunkartin atje, që thatë do ringjall këtë e atë... Po s’ka njeri frikë nga e kaluara kot... (...) Kë do kapësh o Oerd, 90-vjeçarët? Ty të ka kapur 90- vjeçari dhe s’të lëshon, ti kërkon këta ai të ka kapur ty. Unë vrava Gjykatën Kushtetuese, cilën? Atë që doli 7 out me pasuri marramendëse që të la vetëm ty brenda. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. Cilën, atë me pasuri marramendëse. Kot tani Oerd se ti se meriton ngritjen time të zërit dhe ti e di ditë historike se për herë të parë po voton në jetën tënde. Këtu ishe ti? A nuk ishe deputet, ke qenë i vogël... Aq shumë jeni rrahur të vegjël sa flisni sikur keni 32 vite këtu. Ti, kur unë luftoja me babanë vrisje gjelat e detit. Shërbëtori i komunistëve, komunisti, njeriu që i lëpihej për tu futur te blloku etj drejton partinë antikomuniste në Shqipëri. Dhe ju thoni pse ika unë, ika pikërisht për këtë arsye. Në atë sallë ku ika unë ka pasur disa dëshmitarë dhe fjalia ime ka qenë kjo: Ore ju që jeni disa figura këtu i keni testerat e partisë së punës. :Po si dini ju se ishit te gjelat e detit. Ju jeni një mjerim, një turp, ju jeni kënaqësia më e madhe e shokut Enver që nga varri qesh hihihi.Po për këto mjafton të shihni perspektivën tuaj jeni komplet pjella e pjellave të komunizmit. Ne test s’jam unë jeni ju!- tha Rama. 

Ora 23:16
Lulzim Basha merr pjesë në votimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Parlament në votimin për hapjen e plotë të dosjeve të komunizmit dhe deklasifikimin e tyre.  Ky ligj u votua me 94 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër. Ligji për hapjen e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit u miratua me vota të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

Ora 23:05
Alibeaj: Dosjet hapën për të gjithë, jo vetëm për I.M, vota e PD është pro

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, tha në Kuvend se dosjet u hapën për të gjithë dhe jo vetëm për I.M që del si spiun.

“Unë jam nga ata që vlerësoj replikën pavarësisht nga kundërshtarët në politik. Megjithatë po e them se ti je më i sinqertë seç duhet. Ky votim sot është akt moral. Dhe si i  tillë nuk duhet të ishte në diskutimet këtu të futej në diskutime politike, Por ti e thua për atë që do ta thuash, për I.M.,, Në fakt ne i hapëm dosjen për çdokënd. Po ti nuk ke pse e bën pis duke treguar gjoja se për kë hape dosjet. Këtë ti duhet ta ruaje. Nuk e kursen njeri meritën tende, historia do të vlerësojë dhe ty.

Ashtu sikurse historia do të gjykojë atë që ke bërë në pushtet. Nuk ke pse këtë luftë të vogël ta bësh për interesat e tua. Dua të sqaroj publikun që kjo është për ta vënë në shërbim shqiptarëve se këtë luftën politike me thika pas shpine ky ka qenë impulse që në 30 vite të politikës nuk i ka shkuar ndonjëherë në fund. Meqë ra fjala ka disa iniciativa të tjera të së njëjtës linjë, pra kemi një projektligj tjetër, ndryshe thënë për ndalimin e propagandës tjetër, lustracioni, ja këto janë testet jo shoqëria por politika sot do duhet t’i kalojë. Ne, për të tilla ligje për ti sjellë në shërbim shqiptarëve vota jonë është pro, ligje për porosi dhe individë të veçantë nuk do ta kesh asnjëherë, ky është morali e standardi  që i qëndrojmë ne”, tha Alibeaj.

Ora 22:59
'Ku është non grata', Bylykashi-Ramës: Të shohim a do e votosh ligjin e lustracionit, do tregosh nëse të është ndarë shpirti nga komunizmi

Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se partia e ‘non gratës dhe Partia e Lirisë nuk është në Kuvend për të votuar për hapjen e dosjeve. Bylkbashi tha se do të votojnë vetëm pro ligjit të lustracionit, madje i tha Ramës që do e shohin nëse ai do votojë pro ‘lustracionit’ për të kuptuar nëse i është ndarë shpirti nga komunizmi.

“Komunizmi ka vdekur, por kriminelët s’kanë vdekur. Në Çeki është bërë lustracion dhe propozimet tona atë model kanë ndjekur. Ne i e kemi më të ri dhe vazhdojnë të jenë në karriget e këtij parlamenti e gjyqësor, ju i keni zgjedhur me vetting dhe i keni çuar atje. Sot pashë një gjë të shëmtuar, në fakt duhet të festonim 30 vjetorin e gjykatës kushtetuese, por ishte seancë si lloj vakie,. Kur ai që e vrarë kur ishte 25 vjeçare, kryeministri mbante falje sikur të ishte gjykata kushtetuese e gjykatës kushtetuese.

Këtu bashkë me kolegët e mi do të na shihni të votojmë me 3 të 5 ligjin e lustracionit, i ngjan tamkës së gjimnazit 2 me 1, përsëritës dhe lidhës. Atëherë do shmini në sy do e votosh lustracion të vëmë drejtësi për krimet e komunizmit, atë ditë matesh sa e ke ndarë shpirtin nga e keqja e komunizmit”, tha Bylykbashi.

Ora 22:29
Bylykbashi: Kjo që po bëhet sot me dosjet është tentativë për të marrë 84 vota! S’bëhet drejtësi me to

 

Deputeti i Rithemelimit u shpreh se në seancën e Kuvendit teksa po flitet për dosjet, është thjesht një truk për të marrë 84 vota. Nuk bëhet drejtësi me to, sipas tij.

‘Këtu dëgjova po bëhet drejtësi me dosjet. Jo! Nuk është e vërtetë. Shikoni amendimin, pra kur të dojë institucioni e hap dosjen. Ne kemi pr/ligj që jo vetëm i hap dosjet, por ndalon kandiminim, ndalon emërimin dhe largon nga detyra nëse janë ish bashkëpunëtoret. Duhet një mur turpi për këtë kategori njerëzisht, kjo do ishte drejtësi. Nuk po i ndalojmë kriminelët e sistemit të marrin institucion. Kjo që po bëhet sot është një tentativë për të marrë 84 vota, që do duhen edhe për ndryshimet në reformën ën drejtësi që po bëhen pa komision në tryeza okulte.’- tha Bylykbashi.

Ora 21:12
Zbardhet mesazhi i Alibeajt për deputetët e tij: Mazhoranca ka pranuar amendamentet tona për hapjen e dosjeve, të votojmë të gjithë pro

1666293177_WATERMARKREPORTtv.00530615.Still010.jpg

Është zbardhur mesazhi që kryetari i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj i ka dërguar deputetëve. Në mesazh theksohet se do të votohet pro projektligjit për hapjen e dosjeve dhe PS ka pranuar amendamentet.

“Të nderuar kolegë, Pak më vonë është votimi për ligjin e dosjeve. Amendamentet e GP te PD u morën parasysh nga PS, duke u tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tyre dhe duke siguruar hapjen e plotë të dosjeve dhe deklasifikimin e tyre. Pas aprovimit të të gjitha amendamenteve tona, GP i PD do të votojë PRO projektligjit. Lutem për deputetët që nuk janë prezent në sallë që të vijnë për këtë votim të rëndësishëm, për një çështje që PD e ka patur betejë që nga themelimi i saj”, thuhet në mesazhin e Alibeajt. 

Ora 20:36
Alibeaj u kërkon ndjesë shqiptarëve: Për hapjen e dosjeve jemi kokulur, s’ka asgjë për triumf! Kërkojmë integrimin, por duhet ta kishim bërë më parë

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u kërkoi ndjesë shqiptarëve që e kishin vonuar hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Nga foltorja, Alibeaj tha se nuk ka asgjë që duhet trajtuar si triumf, por karhi shqiptarëve, duhet të jemi kokulur për të gjitha viktimat që u lanë në harresë në regjimin komunist.

‘Asgjë triumfaliste nuk ka në këtë çështje, nuk do bëj falenderim. Madje unë jam kokulur për hapjen e plotë të dosjeve. Dhe kështu duhet të jenë të gjithë, kokulur.

(…) Asgjë triumfaliste ka sot nëse arrijmë këtë detyrim të mohuar dhe gjithsecili nga ne duhet të bëj dhe të ulë kokën. Ajo që ne kemi sugjeruar për hapjen e dosjeve të kujtdo nuk është thjesht ndarja simbolike me komunizmin e diktaturën por është një detyrim moral.

Historia është ajo që nesër mund dhe nëse është e suksesshme duhet të na falenderojë. Nuk bëhet thjesht hapja e dosjeve për të parë se kush kanë qenë shërbyesit, hapen për të parë, ekzekutorët, ekspertët, gardianët e burgjeve, të cilët vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kishin bukën e ditës.

Do duhet ta hapim, do duhet të gjejmë kurajën se kush nuk është i kapur se kush nui ka skelete në dollap. Në 2022 vendi i cili kërkon integrimin në Evropë duhet ta kishte bërë më parë këtë gjë. Është fillimi i një procesi purifikues.(…) na falni shqiptarë kudo, ju të cilët keni vuajtur, ju që keni hequr të zinjtë e ullirit nga punëtorë e bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ndjesë!’- tha Alibeaj

Ora 14:57
PS–PD gjuhë të përbashkët për hapjen e plotë të dosjeve! Zbardhet amendamenti i dakordësur

1666248745_Screenshot1.jpg

Sot Kuvendi do të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre. Pas diskutimeve duket që socialistët kanë rënë dakord me demokratët.

Palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të sotme, duke përfshirë të plotë propozimet respektive të palëve. Që do të thotë se çdo njeri mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.

Amendamenti i dakordësuar për hapjen e plotë të dosjeve është si më poshtë: “Çdo person  gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj  një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i  nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjestim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë.”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 21/10/2022 11:46

    … tradhtari dhe spiuni më i çmendur totalisht ështé vet Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
  • Jari: 21/10/2022 09:51

    Po u hapën dosjet PL ikën te Mali me Gropa aty ka strehimin Likja me Peço Vasilin.

    Përgjigju
  • Rado: 21/10/2022 06:05

    Nuk ka shaka dhe as doreza tani. Pjella e lige e byrose politike rall menderen, madje tashme me fabulen e vet si baba i demokracise. I stervitur qe i vogel me punet e spiunllikut, diplomen e mbronte kur takonte "miqte" neper shetitjet jashte shteti meqe e kishte rregullu bab byroisti si sportist mediokerr meqe per art ja merrte dhe qyqes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit