Hapja e grupkapitujve të parë të negociatave, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA për Report Tv: Vendim i vonuar! BE sot s'ka burra shteti në udhëheqje

Shqipëria hapi më (15 tetor 2024) grupkapitullin “Themeloret” në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Lidhur me këtë zhvillim me rëndësi për Shqipërinë, u diskutua edhe sot në emsionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV me gazetarin Nertil Agalliu, ku ish-ambasadori shqiptar në SHBA Roland Bimo u shpreh se hapja e negociatave është një vendim i vonuar.

Sipas tij, në krye të BE sot nuk ka burra shteti, pasi sipas tij ka vetëm lidera që u intereson një cikël elektoral.

“Vonë jemi në krahasim me fqinjët tanë. BE nuk është ajo që ka qenë por në themel ngelet një projekt për paqen. BE ka qenë si limani ku anijet kanë gjetur një lloj shpëtimi. Ka ruajtuar atë ombrellën e paqes.  Por, ne sot nuk kemi burra shteti në udhëheqje të BE, sot kemi politikan të zakonshëm, sepse burra shteti ishin ata që e krijuan që shihnin si do të ishte e ardhmja e popujve në vitet që do të vinin. Sot kemi lidera që i intereson nga një cikël elektoral në një tjetër dhe prandaj ndodhin këto qëndrime njëherë Franca njëherë Hollanda për Shqipërinë”, tha ai.

Bimo u shpreh se BE aplikon standarde të dyfishta, gjë të cilën sipas tij e ka pranuar edhe vet Josep Borrell.

“Ne themi që nuk i bëjmë detyrat shtëpisë. Por e di pse? Sepse Borrel në takimin me diplomatët e vet tha më ankohen pse BE shfaqet me dy standarde dhe unë i thash, tha ai që aftësia e diplomacisë është të menaxhojë standardet e dyfishta. Pra e pranon që BE aplikon standarde të dyfshta. Ça morali mund të kesh si union politik kur thua po menaxhojë standarde të dyfishta, ti ligjëron se vepron me standard të dyfishta dhe duke i rënë autoriteti dhe ne sikur kemi filluar të tërheqim këmëbën zvarrë në ato detyrime që kemi për të plotësuar në drejtim të integrimit”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lindi: 16/10/2024 19:25

    Mendim i saktë. Mungojnë burrat e vërtet të shtetit. Kryeministrat dhe presidentët e sotëm evropian, të rritur në luks, duken të vegjël para atyre të pasluftës së dytë botërore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

 Policia mbyll komunën paralele serbe të Skenderajt në veri të Kosovës

Policia mbyll komunën paralele serbe të Skenderajt në veri të Kosovës