Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr

TIRANË - Eksperti i rrugores Arben Luzi ishte sot në Report Tv ku foli mbi problematikën e trafikut në Tiranë dhe në akset kryesore. I ftuar në emisionin  ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv Luzi analizon si mjetet e tonazhit të rëndë bllokojnë trafikun, kryesisht në Tiranë.

'Po të dalësh në rrugë, shikon mjetet e tonazhit të rëndë, lëvizin në korsinë e krahut të majtë jo të djathtë. Përse e bën këtë veprim, se e zë makina te pemët dekorative. Bllokon rrugën.'

Edhe tek Unaza e Re vihet re shembulli i shishes, që trafiku lirohet poshtë, ndërsa sipër tek gryka krijohet trafiku, pra nga 3 korsi shndërrohet direkt rruga në 1 korsi duke krijuar trafik.

'Kemi grykën e shishes. Zgjerojmë fundin e shishes por prapë do shkojmë te hinka. Nga 3 korsi shkojmë direkt në 1 korsi. Semafori të bllokon më shumë.'

Zgjidhje për Luzin mund të ishte dhe një platformë treni sipas njollës së Lanës nga Cassa Italia në Shkozë, nëntokësore, e cila përfshin 10 stacione autobusi.

'Edhe sot e vuajmë Zogun e Zi. Hyrja në Tiranë është e pamundur. Kalimi në nivele janë të domosdoshme. Kemi kalim në nivel te Unaza e re, nuk është dhënë zgjidhje. Nuk e marr vesh ç’po bëhet. Shoh vetëm ndërtime. Nga do hyjnë mjetet dhe do dalin? Kemi njollën e Lanës, nga Casa Italia deri në Shkozë, kemi njollën e Lanës. Sikur një tren të vësh nën nivel, 10 stacione merr 70%. Tramvaji është një autobus që ka shina, do bllokohet dhe ai në semafor. Vetëm se ka privilegjin që nuk i futen në rrugë.'

Më tej, problematikë për momentin është edhe riparimi njëkohësisht i autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës së Ndroqit duke e kthyer në të pamundur daljen nga Tirana.

'Zgjerim i autostradës dhe rruga e Ndroqit, po riparohen të dyja nga do shkojnë njerëzit. Tmerr të dalësh nga Tirana. Bllokohesh deri te QTU. Në Rinas nuk shkon dot, se ky bllokim e sjell.

Edhe barinjtë që kishin kope me dhenë bënin shtrungë, nga kopeja kalonte vetëm një, kë të zgjidhte. Kjo është. Është bërë si shtrunga e barinjve.'

Zgjidhje do ishin sipas Luzit, edhe nënkalimet apo mbikalimet, që do sillnin shfryrje të trafikut.

'Mbikalimet disnivel ose nënkalimet kanë të bëjnë me faktin që mjetet nuk e ndërpresin fluksin, njëri kalon në disnivel dhe mjeti që vjen në krahun e djathtë kalon në rrugë tjetër dhe ai në disnivel. Varet si zgjidhet nga ana konstruktive. Nuk ndërpresin. Lëvizja të tilla sjellin shfryrje të trafikut. Po kjo bëhet me plan studim. Ku bllokohet trafiku, matet fluksi i lëvizjes.

Vetëm ne vrasim kohën në trafik. Tendenca e rritjes së numrit të mjeteve në Shqipëri.'

Mbikalimet apo nënkalimet shmangin nevojën e semaforëve që krijojnë vargje me makina në radhë.

'Ajo ndikon në lëvizjen interurbane, dytësore ose autostrada. E kishim tmerr të shkonim në Shkodër. Mund të rrije dy orë në Fushë Kruja. Për 10 minuta vjen nga Thumana në Vorë. Në rastin e qyteteve duhet ndërtuar në infrastrukturën rrugore, me mbikalime dhe nënkalime. Do lehtësoje dhe lëvizjen e këmbësorëve. Në atë nënkalim mund të bëhet dhe lëvizja e këmbësorëve. Nuk është e nevojshme të jenë semaforët. Kemi në Unazën e Re tek Shqiponja, futesh nën disnivel por për tu kthyer në Laprakë, heqim të zitë e ullirit në një semafor ku bëhet vargu varg. Duhet një degëzim.'

Duke u ndalur tek nisma e qeverisë për të kufizuar numrin e lëvizjes së makinave sipas targave në ditë të ndryshme, Luzi thekson kjo nisëm nuk ka të bëjë aq me trafikun sesa ka lidhje me emetimin e gazeve dhe me direktivat e BE-së për t’u mbrojtur nga ngrohja globale.

'Mendohet të bëhet, nuk është për të ulur trafikun. Për ambientin ngrohjen globale, emetimin e gazrave. Ka disa kërkesa nga BE, reduktohet numri i mjeteve në lëvizje. Është një iniciativë, duket shumë e mirë. Por në fakt do disa kritere të zbatohet. Jemi tek kriteret dhe jo duhet a s’duhet. Greqia e ka bërë në zona të veçanta dhe jo në gjithë zonën. Që të bëhet reduktimi i mjeteve në bazë të targës siç e ka Athina ku ka mbipopullim. Duhen kushte. E para shërbimi urban, transporti publik. Të cilat ndihmojnë në lëvizjen e shpejtë të njerëzve. Humbasim kohë në trafik, në stacione. Kur rëndohet rruga nuk e merr veten për të arritur në lëvizjen standarde.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rotonda: 08/01/2025 18:13

    Duhen hequr rotondat nga hyrje daljet e qyetit,jan problemi nr nji ,sa ben daljet perballesh direkt me rotonda dhe makina qe vin nga te katra anet

    Përgjigju
  • Ta rras Bulba: 08/01/2025 15:41

    dikush te llogarise shtimin e nr te taxive, sidomos elektrike, qe sillen verdalle ne Tirane per te peshkuar kedo qe ndre doren. Tirana ka - 30% me pak banore, te bejne llogari sa taxi duhen per x banore (te kopjonjne boten si e ka, mos ta lodhin dhe ate pak tru qe kane) dhe zgjidhet. po si duket, licensa pertaxite eshte trendi i ri i pastrimit te parave (mbas bare restoranteve, resorteve 500eur nata etj).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)