Haradinaj: Parku Inovativ ka hapur dyert për bashkëkombësit tanë të dëmtuar nga tërmeti

Haradinaj: Parku Inovativ ka hapur dyert për bashkëkombësit tanë të dëmtuar nga tërmeti

“Parku Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren, është hapur për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen”, kështu tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se është ndërtuar një Trup Koordinuese e nivelit qendror të Qeverisë, të Ministrisë së Brendshme, të Agjencive që janë të specializuara për temat e të zhvendosurve, për pranimin dhe integrimin e tyre.

Ndër tjerash, Haradinaj bëri të ditur se ambasadori gjerman, Qeveria gjermane bashkë me Gizzin gjerman janë afruar po ashtu për kujdes dhe përkrahje.
“Aktualisht e tha edhe kryetari Haskuka, i kemi 180 të vendosur, kapaciteti është diku rreth 500. Ka edhe aspekte të tjera administrative që do t’i shikojmë në ditët në vazhdim “, bëri të ditur kryeministri në detyrë Haradinaj.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se janë të gatshëm të sigurojnë çfarëdo ndihme që nevojitet  për ata që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri dhe theksoi se në kamp tashmë gjërat janë rregulluar dhe se nga tani do të shohin se si po vazhdon situata në ditët në vazhdim. 


Lajmi kryesor:

SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave