Haradinaj pro taksës në 'Rrugën e Kombit': Ndodh në të gjithë botën, keqardhje për skenat
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shprehet pro vendosjes së tarifës në "Rrugën e Kombit". Shefi i ekzekutivit thekson se një gjë e tillë ndodh në të gjitha vendet e botës për mirëmbajtjen. Sipas tij duhet më shumë komunikim për këtë çështje.
"Pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën". Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj teksa ka komentuar situatën e fundit pas protestës së javës së kaluar në Kalimash ku u dogjën sportelet e firmës koncesionare.
Nga ana tjetër Haradinaj ngre shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka biseduar me Prishtinën për këtë çështje, ndërsa ka propozuar një komunikim më të mirë për arsyet e vendosjes së kësaj tarife, pasi siç vëren edhe Haradinaj, rruga nuk ka përfunduar ende.
"Kjo temë nuk është diskutuar në mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi të interesuar që ta diskutojmë, pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne në të kaluarën kemi qene shume solidarë, kemi dhënë për çështje të ndryshme. Është dash me ju thënë kosovarëve që nga parja juaj që jepni për këtë taksë për atë taksë do të përmbyllet ajo rrugë, janë pjesë të tëra që kanë mbet pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mirë një komunikim më i mirë".
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Në një intervistë për "Vizion +" kryeministri i Kosovës dënon edhe aktet e dhunës në "Rrugën e Kombit", ndërsa apeli i tij është për vetëpërmbajtje. "Me ka ardhur keq nga skenat qe kam pa, duhet me pas kujdes, ju bej thirrje te përmbahen, duhet te kemi kujdes ne veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shumë dëm me qëllimin për të rregulluar diçka tjetër".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime
29 Dhjetor 2024, 13:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Seancë e jashtëzakonshme për ushtarët në Kosovë, Haradinaj: Kurti, spiun i Serbisë! Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë
14 Tetor 2024, 13:42
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor 2024, 17:55
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor 2024, 16:28
-
Haradinaj: Kurti dhe e gjithë klika e tij janë kriminelë
11 Korrik 2024, 16:22
-
Ramush Haradinaj akuza Albin Kurtit: Ç'të lidh me agjentët serb Gollub e Boban Donqiq? Pse kërkove partneritet me Radojçiçin?
4 Qershor 2024, 17:54
-
‘Zbaton agjendën ruse’, Ramush Haradinajt akuza të forta ndaj Albin Kurtit: Është rekrutuar nga serbët në burg
28 Maj 2024, 11:05
-
Përurohet në Gjakovë shtatorja e Skënderbeut! Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë ‘roje’ Gjakovës heroike
4 Maj 2024, 15:53
-
Çfarë po ndodh në Kosovë? Haradinaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme në qershor
9 Mars 2024, 14:25
-
Haradinaj në SHBA: Kosova, miqësi të përjetshme me Amerikën
1 Shkurt 2024, 12:12
-
Haradinaj në Pentagon: Kosova dhe ushtria e saj është gati të jetë anëtare e NATO-s në krah me Amerikën
31 Janar 2024, 15:39