'Rruga e Kombit', Qeveria negociata me koncesionarin: Tarifa për banorët vendas 2 €

Report TV mëson se gjatë ditëve të fundit qeveria ka zhvilluar disa takime me përfaqësues  të konvcensionarit që to të zbatojë vjeljen e taksës në Rrugën e Kombit. Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama në bisedime janë përfshirë disa ministra të qeverisë.

Burime pranë këtyre bisedimeve pohuan se i gjithë fokusi është tek tarifa që do të duhen të paguajnë banorët lokal përmes sistemit të abonesë. Të njëjtat burime sqarojnë se në tryezën e bisedimeve është hedhur ideja e tarifës 2 euro vetëm për banorët vendas të cilët kanë frekuencë të lartë qarkullimi në këtë autostradë.

Megjithatë asgjë nuk është vendosur ende dhe çfarë do të arrihet nga bisedimet me koncesionarin do të bëhen publike nga qeveria në ditët në vijim. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një konference për shtyp se për banorët e zonave të Kukësit do ketë një sistem të posaçme pagese i cili do marrë 6 muaj kohë për identifikimin e përdoruesve të rregullt të rrugës. 

Kreu i qeverisë tha se firma koncesionare do aplikojë abone për automjetet e banorëve të zonave përreth të cilët kalojnë më shpesh në autostradë, ndërsa deklaroi se tarifa 5 euro mbetet e panegociueshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete