TIRANE- Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ish-deputeti, ish-zyrtari i lartë socialist dhe ish-kreu Koorporatës Energjetike Shqiptare në periudhën më të suksesshme të saj, Andis Harasani bën një skaner të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri. Teksa flet për situatën politike, ai nënvizon faktin se Berisha nuk është tërhequr nga politika aktive, pasi ai është një kafshë dhe makinë politike, largimi i të cilit do dëmtonte jo vetëm PD por dhe PS.
Njëherësh, nuk sheh ndonjë rrezik për të dëmtuar qeverisjen e majtë sidomos mandatin e parë nga PD e drejtuar nga Basha. Harasani thotë se rreziku më i madh mund të ndodhë nëse përplaset PS me LSI, duke vlerësuar Metën si një politikan që frymëzon. Ai shprehet se qeverisja e re e drejtuar nga Rama ka shanse të mëdha për sukses, pasi është kabinet më i mirë se paraardhësi, ndërsa Rama kryeministër ngjall besim. Harasani vlerëson masat ekonomike të qeverisë, ndërsa aksionet kundër kazinove e lojrave të fatit kërkon të mbështeten me strategji.
Qeveria ka deklaruar se është në negociata për hua nga institucionet ndërkombëtare, ndërkohë që borxhi publik po arrin në 73% të GDP. Është marrja e borxhit rruga më e mirë e mundshme?
Kjo është një pyetje që mund të ketë përgjigje të ndryshme, varësisht kohës dhe rrethanave kur bëhet. Mund të ndodhë që borxhi të jetë si një injeksion adrenaline në trupin e një të sëmuri dhe që i kthen atij dëshirën dhe forcën për jetë, pra, gjallëron ekonominë. Në një moment tjetër mund të jetë dhe si një overdozë droge që e fut atë në kolaps. Në rastin konkret që ju po më pyesni, mendoj se marrja e borxhit është rruga e vetme dhe rruga e duhur. Edhe sepse nuk ka mundësi tjetër. Po vë re me kujdes që çdo hap financiar po shihet me vëmendje nga qeveria.
Po tentohet të mbyllen të gjitha rrjedhjet e panevojshme dhe jo eficiente të së shkuarës, po vihet re i njëjti kujdes për përzgjedhjen e projekteve që do të mbulohen me buxhet. Jam i bindur se nuk do të ketë më kurrsesi aventura të tjera financiare, si ajo e ndërtimit të rrugës së Kombit, më saktë, i vetëm një segmenti të saj që pati një vlerë të jashtëzakonshme, a thua se ishte shtruar me sixhade persiane. Futja e instrumentave të rinj financiarë, mënyrat më fleksibël që mendohet se do të financohen projektet e reja, më bëjnë në thelb optimist, edhe përkundër natyrës sime skeptike në përgjithësi. Ky është sinjali që kam marrë nga miq e kolegë të vjetër e të rinj në qeverisjen e sotme.
Si e shihni situatën energjetike, si janë perspektivat në kuadër të borxheve të ndërsjellta në sektor, arbitrazhit me CEZ, etj?
Nuk them asgjë të re nëse them se kjo është një situatë mjaft komplekse dhe shumë e vështirë për t’u shpjeguar dhe zgjidhur sa kohë që në ekuacion do të jetë dhe një “e panjohur” si CEZ-i. I gjithë sektori energjetik duhet parë me një sy tjetër, me një filozofi tjetër edhe politike, edhe teknike.
Së pari, sistemi duhet të lehtësohet nga gjithë çfarë është e panevojshme, por pa hedhur dhe foshnjën me ujin e ndotur e të ndenjur të këtyre tetë viteve.
Së dyti, duhet të hiqet dorë nga favorizimet, klientelizmi, e “inovacionet” e kota.
Nuk ka nevojë të shpikim risi alla shqiptaro-demokratike si ato të viteve të fundit. Sistemi energjetik është një nga sektorët më të rregulluar në botë. Mjafton të shohim këto eksperienca dhe të rindërtojmë një strategji të ndershme, të bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare, duke i lënë jashtë duart e politikës nga ky sektor.
Ju patët deklaruar para zgjedhjeve se do të vinit të kontribuonit për rikthimin në normalitet të sistemit të energjisë. Mbetet në fuqi realizimi i këtij premtimi...?
Eshtë disi jashtë natyrës sime një deklarim i tillë dhe nuk di ta kem thënë një gjë të tillë. Unë, modestisht, kam qenë një hallkë e këtij sektori e asnjëherë nuk kam pasur megalomaninë ballkanase se kam qenë normalizues apo më bubushëm akoma, shpëtues i tij. Kam qenë një nëpunës modest, por i përkushtuar në maksimum që kam pasur në çdo rast, mbështetjen e politikës së ditës e pavarësinë e plotë teknike nga ajo.
Kanë qenë të tjerë ata që i mburreshin pasqyrës dhe të tjerëve në korridoret e PS-së apo në klube se ishin shpëtimtarë të situatës. Kuptohet, këtë e bënin jo në kohën kur prisnin me durim, kokëulje e servilizëm në dyert e kabinetit të Berishës për takimin e rradhës. Janë po këta që e futën sistemin në borxhe dhe pothuaj në një rrugë pa kthim. Doni t’ju them emra? Dakort! Do t’i them nëse “dikush” do të reagojë për këtë që po ju them. Pra, nëse dikush reagon duke bërtitur se “ai i korridoreve nuk kam qenë unë”!
Si mund të zgjidhej problemi i kredive të këqia bankare?
Po ta kisha këtë përgjigje ajo nuk do të ishte përgjigja një milion dollarë, por disa miliard e tillë. Përtej humorit do të mendoja se hapi i parë është të mos vazhdohet më me investimin për këto kredi, por të kalohet direkt në kolateral. Edhe falimentimi është një hap normal në ekonominë e tregut. Një i sëmurë pa shërim nuk ka pse mbahet më së koti në jetë me maskë oksigjeni, sa kohë që oksigjeni mund të japë jetë diku gjetkë. Shteti duhet të “afrojë” në këtë rast sistemin e drejtësisë, eficent, të shpejtë e të ndershëm, që të bëjë sa më të mundshëm zbatimin e kolateralit nga ana e bankave. Dhe banka e Shqipërisë, në misionin e saj mbikqyrës duhet të jetë shumë më e kujdesshme se deri më tani.
Qeveria e re ka pak më shumë se dy muaj që ka filluar ushtrimin e mandatit dhe ka ndërmarrë një sërë aksionesh për ndalimin e basteve online e kazinove si dhe prishjen e ndërtimeve pa leje. Komenti juaj?
Komenti i parë është që kaq sa ka ndodhur deri më tani nuk është e mjaftueshme. Nuk ka më nevojë Shqipëria për aksione vetëm për ekranin e TV-së. Sa kohë që kompani bastesh, të licensuara apo jo vazhdojnë të funksionojnë në mes të Tiranës e gjetkë, kjo tregon që çfarë pamë ishte vetëm një aksion. E keqja eliminohet vetëm me një strategji të qartë, me ndërhyrje ligjore dhe masa ekstremisht të ashpra për shkelësit e ligjit. Ky është kurimi i plotë i kësaj plage.
Në krye të tatimeve dhe doganave janë emëruar dy zonjusha të nderuara dhe të reja, ndërsa është kontraktuar një kompani mbikqyrëse dhe ndihmëse për doganat. Mendoni se një kooperim i tillë mund të japë rezultatet e duhura?
Shpresa ime është që të ketë rezultate. Nuk e njoh drejtoren e tatimeve, kurse Spiropalin e kam njohur që kur drejtonte FRESSH-in. Eshtë herët të kem një koment për kompaninë mbikqyrëse; diku ajo ka pasur rezultate të shkëlqyera, diku tjetër ka pasur shumë dështime. Shikoni, çdo instrument, edhe financiar në këtë rast, është si puna e bisturisë. Në dorën e kirurgut ajo mund të shpëtojë jetë, në dorën e një profani, ajo merr jetë.
Po anulimin e disa ligjeve dhe koncensioneve nga qeveria si i vlerësoni?
Mënyra më e drejtë është që qeveria të merret jo me raste të veçanta, por me fenomenin. Çdo hap i tillë, natyrisht do të ishte i papolotë nëse do të tentohej të korrigjohej pasoja dhe të mos ndëshkoheshin shkaktarët. Për shembull, ata që i kanë dhënë në kundërshtim me ligjin apo ata që duhet të monitoronin zbatimin e koncesioneve. Por edhe kështu, nëse nuk firmosen dëmshpërblimet financiare, sërish akti është i paplotë. Në ligjin për koncesionet, ka përgjigje të qartë për pyetjen tuaj: koncesionet janë marrë në këmbim të “premtimit në kontratë” për të bërë investime të caktuara. Nëse ato nuk janë bërë, ka thjesht shkelje ligji.
Jeni larg Shqipërisë, sa ju mungon ambienti shqiptar, politika dhe vetë rrjedha e jetës në vendlindje?
Politika nuk më mungon. Më mungon fryma e bisedës, debatit dhe dialogut në afërsi. Nuk më mungojnë as miqtë, por distanca ka një veti magjike: ajo të ndihmon se kush është mik i vërtetë e cilët jo. Ka nga ata me të cilët ke ndarë shumë kohë, i ke konsideruar miq, por në të vërtetë kanë qenë bashkëudhëtarë të rastësishëm dhe të interesit në jetë. Ka pasur nga ata që ngjajnë se kanë hipur në të njëjtin autobuz ku kam qenë dhe unë, por që në stacione të veçantë kanë zbritur dhe janë larguar. E di që kjo është njerëzore. Por nga ana tjetër, ka pak, shumë pak miq të vërtetë me të cilët distanca nuk vlen. Janë ata që sapo zbret në aeroport, janë telefonata e dytë mbas asaj për prindërit. Fatmirësisht kam ende shumë telefonata të dyta...!
Si i keni ruajtur marrëdhëniet me kolegët në Partinë Socialiste dhe për më tepër si janë marrëdhëniet tuaja me kreun e PS, tashmë kryeministër. Keni komunikuar?
Miqësore. Flas shumë shpesh me kryeministrin sepse komunikimi me të nuk është ndërprerë ndonjëherë. Komunikoj me kolegë në PS, por dhe të tjerë që janë jashtë gardhit tonë të dikurshëm. Nuk i kam pasur kurrë bindjet politike etalon për komunikimin.
Mendoni t’i riktheheni dhe njëherë politikës aktive në Shqipëri?
Jo, për momentin jo. E them këtë sa për të treguar se aty ku kam mbyllur një derë mbas shpinës sime, nuk e kam zëvendësuar derën me mur. Pra, nuk mund t’ju them një gjë me siguri tek e cila as vetë nuk jam i sigurt. Në këtë periudhë jam marrë gjatë me veten. Kam gjetur shumë defekte, por dhe gjëra pozitive që të jem përsëri pjesë e politikës aktive në Shqipëri. Ka shumë gjëra që sot i shoh ndryshe, njëra nga ato është se e ndjej veten mjaft mirë jashtë saj. Kur largohem, si parim, nuk e kthej kokën pas. Por thonë se instikti i njeriut, shpesh të jep sy edhe pas kokës.
Mendoni se me këtë përbërje e koalicion me LSI, PS do ia dalë të realizojë objektivin që i ka vënë vetes, një qeverisje të mirë?
Në mënyrë absolute po. Kam bindjen se minimalisht qeverisja Rama do të mbyllë kapitullin e tejzgjatur dhe absurd të tranzicionit. Rama e di se çfarë kërkon. Eshtë këmbëngulës në qëllimet e tij. Ekipi i tij është ambicioz. Në shumicën e tij është edhe profesional dhe i bindur për sukses. A mund të kishte një kompozim më të mirë? Natyrisht që po. Secili nga ne mund të ishte më i mirë sesa është realisht. Por nëse e krahasojmë këtë kabinet me paraardhësit, në shumicë dërmuese ai është më i përgjegjshëm dhe hopi cilësor është tejet i dukshëm.
Janë ruajtur raportet mes përvojës dhe prurjeve të reja në përbërjen e qeverisë, flas për pjesën e PS?
Varet si ta shohësh. Në kuptimin e emrave konkretë jo. Në kuptimin e frymës, po.
Si e vlerësoni ndarjen e mandatit të deputetit nga ai i ministrit, i cili ka marrë kritika nga Blushi?
Kritikat për këtë akt kanë munguar. Deri tani vetëm mund të hamendësojmë se si do të dalë në praktikë. Të ndodhë njëherë.
Po zhvillimet në kampin e djathtë, ku tashmë në krye të PD është zgjedhur Lulzim Basha, ndërkohë që Berisha vijon të jetë aktiv si i vlerësoni, sa mundësi ka që ta rrezikojë PS-në në pushtet?
Berisha e ka dhënë vetë përgjigjen: Kam dhënë dorëheqjen nga PD-ja, por nuk jam dorëhequr si Sali Berisha. Askush nuk e pret një Berishë jo aktiv. Largimi i tij i plotë nga politika aktive do të dëmtonte edhe PD-në, edhe PS-në në një kuptim. Ai është një kafshë apo makinë politike, në kuptimin e mirë dhe të keq të këtyre fjalëve. Eshtë naive që vështirësitë e rritjes së kryetarit të ri të PD-së, t’i faturohen Berishës. Në politikë apo në jetë, ndodh shpesh të marrësh dhurata, por herët a vonë, të duhet të ecësh me këmbët e tua. Nuk ndodh në jetë si tek filmi “Beni ecën vetë”.
Sepse në pritje që Beni të përdorë këmbët, toka dhe jeta ka vazhduar të rrotullohet si portokall. PD ka rrugë të gjatë në opozitë. PS nuk më ngjan aspak e rrezikuar së paku në mandatin e saj të parë. Më shumë rrezik shoh tek ndonjë përplasje e mundshme me LSI-në sesa tek përballja me PD-në. LSI është një parti tejet pragmatiste. Procesi i rritjes së saj është normal dhe drejtuesi i saj ka një staturë përtej normales që kemi mësuar të hasim në politikën shqiptare. Meta di të frymëzojë dhe të ngjallë besim. PS, nga ana tjetër, duhet të jetë e kujdesshme përballë një gabimi të hershëm të saj: ka humbur dikur elektorat në përpjekjen e saj për të ndërtuar shtetin normal. Shpresoj që e shkuara të jetë bërë një mësim për të.
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com