Haris Tsevis: Si u frymëzova
për portretin “Nënë Tereza”

Haris Tsevis: Si u frymëzova<br />për portretin “Nënë Tereza”
TIRANE - Harri Tsevis ka bërë një varg portretesh të personaliteteve të njohura nga e gjithë bota, por veprën dixhitale “Nënë Tereza” e quan më të mirën mes tyre. “Për një artist, vepra me e çmuar është ajo që dhurohet”, tha ai dje për gazetën “Shqiptarja.com”. Vepra e Harri Tsevis është kompozuar me ngjyra të atilla që të shërbejnë si burim drite në portretin e Nënë Terezës dhe këto ngjyra të ndryshojnë herë pas here sipas ndryshimit të ndriçimit.

Artisti thotë se një koncept i tillë nuk e lë të bëhet monotone ngjyra. Përtej asaj që komenton artisi grek në portretin e Nënë Terezës spikasin sytë e saj me një dritë të bukur dhe të qartë. Në portretin e Nënë Terezës janë fëmijët me përmasa të zvogëluara. Portreti lëvrohet sikur fytyra e saj të jetë një qiell plot yje-fëmijë në një natë të ndriçuar me hënë të plotë. Këtë efekt do të ketë ky portret edhe kur të vendoset në sheshin Nënë Tereza në një monitor me mbështetës pranë Korpusit të Universitetit të Tiranës. 

Përgëzime për veprën Hari, u shprehët se nuk ishte rasti të tregoni sot se vendi ku keni lindur është afër kufirit të Shqipërisë. Pse? Ju kujtohet kur ju nuk komunikonit dot me fqinjët tuaj të izoluar?
Unë e kam origjinën time afër kufirit. Nuk desha ta thosha këtë sot, sepse për mua si artist afërsitë dhe distancat e kufijve nuk kanë rëndësi. Për mua nuk ekzistojnë kufijtë, kur bëhet fjalë për miqësinë mes njerëzve. Unë në të vërtetë kam lindur afër kufirit të Shqipërisë, por nuk jam rritur atje. Kështu për fat të keq nuk e mbaj mend atë kohë që ne s’mund të kishim kontakt me fqinjët në kufi. Por pas ‘91-shit unë kam pasur shumë raste të komunikoj me shqiptarë dhe kam pasur mes tyre shumë miq të ngushtë.

Si ju lindi ideja e portretit të Nënë Terezës, dhe pastaj ideja e dhurimit?
Ideja e portretit të Nënë Terezës lindi përmes takimeve me tre miqtë e mi ta dashur, njëri prej tyre Klodi është shqiptar. Po bisedonin midis nesh për ndryshimet e kulturave që kanë popujt dhe për marrëdhëniet greke e shqiptare. Në bisedat tona flisnim shpesh për ngjashmëritë dhe ndryshimet në karakter.

Kjo më bëri që t’i njoh më mirë shqiptarët dhe karakterin e tyre.. Sot Greqia është në gjendje të vështirë dhe për fat të keq shoh se tek grekët se nuk ka buzëqeshje, ndërsa tek shqiptarët gjen një lloj optimizmi të asaj natyre që më kujton fëmijërinë time në Greqi, në atë kohë kur Greqia po ecte me shpresën përpara.

Sot që kriza ka përfshirë Greqinë dhe vende të tjera, por unë i shoh shqiptarët në këtë situatë si njerëz të veçantë se janë një popull i mbushur plot me shpresë. Shqiptarët i sheh të gëzuar, që janë njerëz që punojnë për ta ardhmen, janë të thjeshtë dhe ka buzëqeshje në fytyrat e tyre. Ideja e portretit të Nënë Terezës më erdhi nga vepra e saj plot mirësie njohja me shqiptarët. Puna ime lidhet me portretet e  njerëzve të famshëm në botë.

Nënë Tereza do të ishte një nga veprat më të mira ndër to, sepse me të unë simbolizoj njeriun më të mirë në botë. Për mua fëmijët –janë çdo gjë që kemi, ajo u kujdes për atë gjë të shtrenjtë të përbashkët që kemi ne si njerëz. Kjo është Nënë Tereza ime dhe njëkohësisht Nënë Tereza juaj.

Pse njohja me shqiptarët bëhet burim artistik për ju?
Shqiptarët i shoh të tillë kudo me sytë tek shpresa. Kjo i bën ata më të mirë. Unë jap mësim në Athinë dhe shqiptarët që janë nxënësit e mi atje, shoh se janë ata që kam rezultate më të mira, janë ata më shumë të zellshëm dhe më të thjeshtë në punë dhe që e duan progresin. Një burim tjetër artistik për mua ka qenë ajo që përjetova kur isha student në Milano.

Mbaj mend sesi po pushtoheshin sheshet në Milano me aq shumë shqiptarë që nuk e humbën shpresën. Nuk e harroj pamjen asaj anijeje. Aty pata rastin të takohem me shumë shqiptarë, me shumë të rinj dhe siç ndodh në të tilla raste me njerëz të kishës. Në këto raste nuk ishte më mjet komunikimi gjuha, por gjuha e gjesteve e shenjave. Pra një burim artistik për portretin e Nënë Terezës ishte njohja me karakterin e shqiptarëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë