Bizneset, që në muajin shtator të vitit të kaluar ishin thjesht ide në letër, tanimë janë operacionale dhe funksionojnë në tregun e financës, teknologjisë dhe komunikimit.
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, tha me kete rast se, mbështetja e bizneseve në këta sektorë është tepër e rëndësishme, duke marrë në konsideratë kërkesat e punësimit të Bashkimit Europian.
Ngritja e këtyre bizneseve u mundësua edhe me mbështetjen e kompanisë këshillimore Deloitte.
Përfaqësues nga kompania këshillimore Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën shprehen mbështetje per bizneset e reja edhe ne te ardhmen.
Ndërsa drejtoresha e qendrës Protik, Edlira Kasaj, u shpreh se, në muajin tetor do të lançohet faza e dytë e mbështetjes së bizneseve të reja.
Tre bizneset përfituese u përzgjodhën në muajin shtator të vitit të kaluar me anë të një konkursi mes 15 biznesve të tjera.
Ndërsa trajnimi i tyre zgjati për një periudhë 6- mujore, kryesisht në fushën e operimit të sipërmarrjes dhe pozicionimit në treg me anë të nxjerrjes së produktit. /atsh/
