Kryeministri kanadez, Stephen Joseph Harper, ka pohuar se Presidenti rus, Vladimir Putin nuk mund të marrë pjesë në Samitin e Liderëve G7, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Kryeministri Harper në një deklaratë për AP para Samitit të Liderëve G7 i cili do të mbahet këtë fundjavë në Gjermani njoftoi pikëpamjet në lidhje me çështjen e ripjesëmarrjes së Rusisë në Samit.
 
Kryeministri kanadez duke vënë në dukje se në lidhje me këtë çështje ende nuk është marrë vendimi ai ka pohura se "Derisa  Putini të jetë në pushtet Kanadaja është kategorikisht kundër ripjesëmarrjes së Rusisë në G7".
 
Harper i cili i ka mbrojtur idenë se Rusia e ka humbur shumë më parë krizës së Ukrainës kualifikimet e anëtarësimit në G7,  ka rikujtuar se Rusia me avionët bombardues me rreze të gjatë ka rritur patrullimet në kufirin e hapësirës ajrore të Amerikës së Veriut.
 
Harper tha se "duhet një konsensus shumë i fortë që Rusia të kthehet në G7. Putin, nuk do të ulet kurrë më në këtë tryezë. Në këtë çështje është e pamundur formimi i një konsensusi të kundërt".
 
- "Shtrëngova dorën e Putin për Ukrainën"-
 
Kryeministri kanadez u shpreh se në samitin e mbajtur vitin e kaluar në Australi ka shtrënguar duart me Presidentin e Rusisë vetëm për ti thënë "dilni nga Ukraina". Ai ka pohuar më tej se "më tha se 'unë tashmë nuk ndodhen atje'. Kjo është një politikë e jashtme tipike e Rusisë. Sipas meje të hysh në dialog me ata është e pakuptimtë".


Redakisa Online
( b.h/Shqiptarja.com )