Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen në muajin maj në Kështjellën Windsors. Ky lajm u dha nga një zëdhënës i familjes mbretërore britanike pas njoftimit të fejesës së Princit me aktoren bukuroshe.
/Shqiptarja.com
Princi Harry, 33 vjeç, dhe Megan Markle, e cila ka tre vite më shumë, thuhet se do ti thonë “po” njëri-tjetrit në kishën e Shën Gjergjit.
Në deklarata pohohet se Meghan do të bëhet një qytetare britanike dhe do të pagëzohet dhe konfirmohet me ritet e Kishës Anglikane, në mënyrë që ceremonia të jetë fetare.
Aktorja është aktualisht protestante ndërsa babai i saj ka rrënjë katolike dhe ajo vetë ka ndjekur një shkollë katolike në vitet e shkollës së mesme.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










