Harta e re gjyqësore dhe dosjet stivë/ Xhafaj rezerva për Llagamin, kryetarja e KLGJ-së: Na jepni 0.1% të buxhetit, mbështetja s'është efektive

Një përplasje kokë më kokë pati kryetarja e KLGJ Naureda Llagami dhe deputeti Fatmir Xhafaj kur si ndër themeluesit e reformës në drejtësi vlerësoi se KLGJ ka bën qeverisje burokratike, cilësi të dobët e gjyqtarëve, stok të lartë për shkak të neglizhencës, mos-organizimit dhe lobime me vendimmarrje të vonuara.

Kryetarja e KLGJ drejtoi gishtin tek deputetët që e votuan hartën e re gjyqësore, dhe qeverisë për stokun e 37 mijë dosjeve që vijnë si pasojë e mungesës së financimit, ndërtimit të godinave të reja për gjykata apo burime njerëzore.

Shqetësim veçohet zbardhja dhe arsyetimi i vendimeve nga gjyqtarët të cilat sipas deputetëve as shqip nuk shkruhen.

Në diskutime deputetët ndanë shqetësimin se mungesa e vendimeve në çështje civile po i dërgon qytetarët drejt gjykatave penale teksa po zgjidhin me vetëgjyqësi konfliktet e pazgjidhura mes njërit tjetrit nga gjykatat civile duke e sinjalizuar këtë fakt si një diagnozë e një sistemi që po vdes.

Pjesë nga debati në Komisionin e Ligjeve

Fatmir Xhafaj:

Po ngre një shqetësim që lidhet me faktin që duke vlerësuar që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy institucione të rëndësishme që garantojnë qeverisjen e sistemit. Dhe 1 e 4 e këtyre dy  këshillave janë me mandat të përfunduar, gjë që nuk është fare serioze dhe kjo mensoj se është përgjegjësi e institucioneve që merren me procesin po ashtu dhe e Kuvendit.

Raporti fokusohet tek eficenca dhe kjo është një gjë e mirë, përmes statistikave të dhëna, por në vlerësimin tim pak ose aspak për pavarësinë dhe cilësinë e dhënies së drejtësisë. Sot besimi i publikut tek KLGJ është rende i ulët, pasi sondazhet thonë se rreth 40 për qind besojnë tek KLGJ, ndërkohë tek SPAK besojnë rreth 70 për qind. Qytetarët e kanë ndjesinë e vlerësimit. Unë prisja më shumë reflektim dhe më shumë modesti në raportimin tuaj si këshill.

Këshilli ka bërë përpjekje të mira në disa aspekte që lidhen me funksionalitetin e gjykatave, pra mbylljen e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe tek GJKKO. Po ashtu, këshilli ka menaxhuar mirë edhe situatën për implementimin e hartës gjyqësore dhe ka bërë përpjekje për të marr mbështetje nga Kuvendi po ashtu edhe nga SHBA, BE.

Por, ka disa problematika duke lexuar raportin tuaj, së pari efikasiteti dhe rendimenti i punës së vet këshillit.

Unë sot përmes këtij raporti shoh një qeverisje jo shumë proaktive, kryesisht burokratike, vendimmarrjet e këshillit janë të vonuara në emërim dhe në vlerësimin e gjyqtarëve dhe janë me efekte të drejtëpërdrejta në funksionimin e drejtësisë. Është folur në media për lobime dhe korporatorizëm për këtë lloj vendimmarrje nga media.

Është shumë e vonuar back logu, sepse është krijuar një perceptim që vakancat e krijuan këtë situatë, por është pozitive përpjekja që po bëhet.   

Shqetësuese mbetet vonesa për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve. Vlerësimin tim për këtë e kam thënë edhe më herët dhe kjo lidhet me paaftësi dhe mungesë bashkëpunimi mes jush dhe institucioneve të tjera. Problem mbetet edhe fokusi i KLGJ tek shpejtësia e gjykimit. Ju sot flisni për vakanca por ka pasur vendime deri në 1 vit vonesë që janë marr nga gjyqtarët. Arsyetimi dhe cilësia e shkrimit të gjyqtarëve është një tjetër problem.

Ju flisni për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, por tek back logu i GJykatës së Lartë  në 2018 kanë 28 657 çështje, në 2022 kanë qenë  31 827, pra diferenca 3 mijë çështje.

Si e shpjegoni ju këtë? Si është ky raport në gjykatat e Apelit pra për 2018 dhe 2022. Është çështje vakancash vetingu, apo ka edhe arsye të tjera.

Në raport ju thoni se ka ngarkesë mesatare të punës për gjyqtarë, në GJL rendimenti mesatar i punës për gjyqtar është 480 çështje në vit për gjyqtar mesatarisht, për Apelin e zakonshëm thoni se numri është 315 në vitin për vitin e kaluar dhe  340 çështje gjatë 2023. Si shpjegohet kjo situatë, çfarë po ndodh me sistemin.

Ju flisni për numrin e gjyqtarëve që është i ulur në krahasim me normën europiane, ndërkohë këtë vit me kërkesën tuja ju kërkuat kuotën prej 20 gjyqtarësh, ju e konsideroni numrin e ulët dhe nga ana tjetër ju ulni numrin e kërkesës për gjyqtarë në shkollën e magjistraturës. Është ndonjë strategji kjo?

174 vlerësime në total, sa nga këto vlerësime janë shkëlqyeshëm dhe shumë mirë në këto 174 dhe si mund ta përmirësojmë shpejtësinë dhe cilësinë e vlerësimit.

Ju folët për hartën e re gjyqësore, unë po marr apelin e Tiranës dhe ka në organikë 78 gjyqtarë me hartën e re dhe sot ka 24 dhe ka një staf prej 167 në total dhe ka 115 efektivë, ndërkohë apeli na paska vetëm 8 salla gjykimi dhe 60 zyra nga të cilat 35 janë për gjyqtarët, kur ju e bëtë hartën, çfarë llogaritët ju se dëgjova s’keni buxhet.  Ky është problem sepse të bësh hartë dhe të duash më shumë staf dhe kur s’ke as zyra. Nuk ka mundësi kjo për një zgjidhje të ndërmjetme. Cili është reflektimi juaj si këshill, a ka pasur një debat për këto çështje. Gjykata e Lartë nuk paska kthyer përgjigje lidhur me kërkesën për unifikimin e praktikës, me aktet, s’më duket korrekte kjo është kritikë për GJL e drejtëpërdrejtë.

Naureda Llagami, kryetarja e KLGJ-se:  Pse jemi ku ishim dhe ku jemi?

Shpeshherë Harrojmë që kur kemi shkuar në fatën 20 dhjetor nsë 2018 KLGj nuk kishte asnjë mbështetje financiare dhe iu desht 6 muaj prapa të merrte mbështetjen. KLGj nuk kishte njerëz, nisi ristrukturimin. Nuk kishte mbështetje dhe kuadër të ri ligjor që ta niste cdo gjë nga zero.  Kishim njerëzit por nuk kishim asnjë praktikë nga KLD, ishte zeruar. Kishim detyrim të bënim 60 akte nënligjore për të nisur proceset tona. 60 akte që dhe ju në Kuvend nuk I bënit në një kohë rekord dhe shumë ligje ngelen pending sic kanë ngelur dhe propozimet tona.

Pavarësisht se jemi të pavarur dhe të depolitizur tregon se tek pjesa e reformave e strategjive që KLGJ ndërmerr po nuk pati në bashkëpunim me Kuvendin dhe po nuk pati bashkëpunim me qeverinë në aspektin financiar KLGJ nuk bën dot gjë zoti Xhafa.

Kemi kërkuar gjithmonë mbështetje financiare. Edhe për pjesën e hartës, që ju e thoni, e kam thënë se nëse harta ka marrë mbështetjen e qeverisë e ka marrë vetëm për pjesën e administrimit e financës së qeverisë, gjë që tashmë nuk është aty ku duhet.

A po shkojmë në masa të përkohshme për punën e Apelit?
Që në fillim qeveria e dinte që  në atë Apel do të ishin 78 vetë. E dinte që nuk do i plotësonte nevojat përveçse vitin e hartës, atë vit që do të miratohej.

E kemi kërkuar. Janë te planet tona afat gjata dhe afat shkurtër, kemi çuar shkresa të shumëfishta dhe kemi arritur sot në zgjidhje të përkohshme për Apelin e Tiranës. Me komunikimin e fundit me ministrinë e Drejtësisë mund të shkojmë në një zgjidhje të përkohshme. 
Ndërkohë  nevojat për truall dhe godinë i kemi thënë që në vitin 2019 si  në raportin vjetor ashtu dhe atë në raportin e pjesës financiare.

Po të shohim buxhetin e qeverisë gjyqësore, pavarësisht se jemi të barabartë, buxheti jonë ka 0.1% të gjjithë buxhetit të shtetit.

 A mundemi që sot ne me një buxhet 0.1% që kryesisht janë rroga e meremetime e nevoja shumë të vogla sistemi ti kërkojmë të bëjë hapa galopantë qoftë në strukturë, teknologji informacioni. Nuk mundet se këto gjëra shkojnë bashkë.

Gjatë gjithë këtyre viteve pavarësisht mbështetjes që na keni dhënë nuk na ka rezultuar efektive. Nëse n akeni dhënë projektin për një gjykatë nuk na keni dhënë truallin. Nuk flas për juve, jo ju, por për ekzekutivin, pushtetin lokal, e të gjithë pushtetin. Të gjithë këtë e kemi sqaruar tek raporti jonë. Nuk ka munguar asnjëherë vullneti dhe përpjekjet e KLGj-së apo sistemi gjyqësor ajo që është parë ndryshe nga ana juaj këtu. Nuk i është dhënë prioritet tek pjesa e nevojave të sistemit.

Në nivelin e Apelit ku jemi sot?

Nuk mund të krahasojmë sot të dhënat e nivelit të Apelit të Përgjithshëm me të dhënat para një viti që kanë qenë 6 Apele. E kam të pamundur.

Sa i takon Apelit Administrativ kundër backlog e kemi reflektuar dhe është pjesë e strategjisë kundër backlog. 

Një nga problemet që na u identifikua ishte se Apeli është I detyruar të gjykojë me trupa treshe, ndryshe nga Gjykata e Lartë ka fleksibilitet. 
Me statistikat dhe analizën nëse ne bëjmë këto ndryshime apeli do të rrisë normën e gjykimit deri  
një Apeli deri në 30%, kështu na kanë thënë statisticienët që na kanë bërë analizën. Një nga arsyet që kemi propozuar te ndryshimet li
gjore kjo është pra, duke i bërë trupat më fleksibël. Bërja e trupave më fleksibël patjetër e lejon gjyqtarin të gjykojë më shumë kur është 1 se kur detyrohet të krijojë trupa treshe.

Po të shohim me kujdes me masat që kanë ,marrë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Apeli Administrativ këtë vit është edhe më mirë seç ka qenë viti i vjetër. KLGJ tenton dhe përpiqet të marrë masat të cilat e themi mes nesh: nuk mund të rregullojmë një gjykatë dhe të prishim një gjykatë tjetër dhe kjo është një problem shumë i vështirë që e kemi në menaxhimin e çështjeve. 

Nga ana e vlerësimeve unë thjeshtë po ju them që të bëhet një vlerësim, unë e kam dhënë si statistikë që sot kemi 107 gjyqtarë të vlerësuar. Padiskutim që pjesa më e madhe e gjyqtarëve që janë vlerësuar janë vlerësuar shkëlqyeshëm. Megjithatë ne i kemi bërë rekomandime shkollës për pjesën e përmirësimit ajo që ju ngritët me të drejtë, cilësia e vendimeve. Cilësinë e vendimeve, ia kemi thënë shkollës që gjyqtari të vazhdojë trajnime mbi këtë.

Pjesa më e madhe e gjyqtarëve që vlerësohen janë gjyqtarë karriere që na janë dashur për tu promovuar në gjykatat më të larta. Sot sfida që kemi me sistemin është që sistemi është shumë i ri. Në Shkollën e Magjistraturës unë kam thënë që ka ardhur koha të shohim kurrikulën në arsyetimet e vendimeve sepse është identifikuar dhe me aq informacion që kam si anëtare bordit që kam te Shkolla e Magjistraturës, e ka riparë dhe ka rishkruar kurrikulën për shkrimin dhe arsyetim ligjor.

Nuk jemi në një situatë normale që sistemi ta vlerësojmë në mënyrë normale. Nuk mund të arrijmë dot  të themi te cilësia sepse jemi në kushtet e një nevoje sot një gjyqtari në gjykatën e Tiranës ka 2 mijë çështje dhe normale që ky gjyqtar e ka të pamundur, kur ka 15-20 seanca në ditë të ketë edhe cilësi. 

Me hapat që jemi duke marrë me strategjinë unë jam e bindur që do kemi një reagim shumë pozitiv përsa i përket pjesës së cilësisë.
 Vlerësimet bëhen për 2 qëllime, e paera është vlerësimi periodik dhe e dyta vlerësimet që bëhem për promovime. Vlerësimi periodik bëhet çdo tre vjet dhe kur bëhet ky vlerësim për gjyqtarin merren 21 dosje në analizë, së bashku me 16 vendime që analizohen plus të dhënat 

Të analizosh 21 dosje për një gjyqtar për të bërë vetëm një vlerësim është një punë kolosale. 
Vlerësimi tjetër është vlerësimi që u bëjmë gjyqtarëve përsa i përket gradimit. Është parashikuar që gjyqtari do të konsiderohet i graduar me vlerësimin ëq do të behn në dosjet e vettingut. Kjo edhe na ka penalizuar sepse vlerësimet e mëparshme që kishin gjyqtarët ne nuk i konsideruam. 

Duhet të bëhet pjesa e ankimeve, nuk bëjmë dot një vlerësim që është burim kryesor, ankimet që kanë për periudhën për periudhën e vlerësimit. Nëse ne e marrim një gjyqtar e vlerësojmë dhe nuk ia konsiderojmë këto ankime kemi rriskun që gjyqtari mundtë procedohet na inspektori dhe nuk mund të jetë shumë normale që një gjyqtar e promovojmë dhe pak më vonë për të njëjtën periudhë kohe inspektori i drejtësisë i fillon procedimin disiplinor. 

Ajo që ka qenë pengesa kryesor e ka qenë vettingu. Kërkon kohën e vet ka, duhet ta pranojmë akoma që ne kemi kandidatë që janë nëpër pozicione dhe janë në pritje të vettingut. Pavarësisht se bëjmë kërkesa për përshpejtim dhe vëmë në dijeni institucionet e vettingut mbi këtë kandidat, ka procedrurën e tij, kërkon kohën e tij.

A ka nevojë për përmirësim, patjetër që ka nevojë për përmirësim, për lehtësira procedurash për ta bërë këshillin edhe më efiçent.
Lidhur me shqetësimin për numrin e kuotave që ne kemi propozuar, ashtu si unë e përmenda ne kemi bërë një projeksion se ku jemi asistuar nga ekspertët mbi përcaktimin e kuotave dhe këtë projeksion e kemi bërë. Tek ky projeksioni ne marrim parasysh jo vetëm kuotat që ne kemi bërë por marrim parasysh edhe ecurinë e procesit e rivlerësimit kalimtar, se si po shkon procesi. Kemi shkuar te projeksioni që këtë vit ta ulim kuotën me qëllim për të për të parë se si kemi këto dy vjett ecurinë dhe nëse kjo gjë nuk ka ecën siç duhet mund të shtohet në vitin pasardhës

Dhurata ÇupiSot harta gjyqësore është e dështuar jo prej godinave, por nuk ka pasur asnjë strategji kur e propozua, thjeshte ekzekutuat një propozim politik. Qytetarët sot nuk dinë as performancë, as konkurset gjykatës. Ata presin vendimet sepse njerëzit po vdesin dhe dosjet janë të pashqyrtuara në gjyakta?

Naureda Llagami: Backlog është çështje kombëtare dhe nuk e solli harta e re gjyqësore.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genci: 07/06/2024 20:49

    as turp as fytyre nuk keni, gjyqtare qe nuk gjykojne vetem ne kete vend ka, nderkohe kur jeni ne emergjence kombetare shkoni dhe shikoni neper gjykata, as nje note shqetesimi nuk shihet tek gjyqtaret, jeta vazhdon e relaksuar, trajnime jashte vendit, seminare, konferenca nderkohe me qindra mije persona presin drejtesi. Sistem i peshtire qe nuk i hyn ne pune dreqi, ketu keni arritur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë