Harta e re Gjyqësore/ Avokatët në Tiranë thyejnë bojkotin e seancave të sigurisë, shtyhen 60 gjyqe! Në rrethe vijon protesta, 'braktisje' pa afat seancave të tjera

TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga sot avokatët në të gjithë vendin kanë vendosur që të bojkotojnë për 10 ditë masat e sigurisë. Në kundërshtim të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të bojkotojnë pa afat seancat gjyqësore. Por 'braktisja' e masave të sigurisë duket se nuk do të zbatohet nga të gjitha mbrojtësit ligjorë në rrethe. 

Avokatët e kryeqytetit kanë thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë kundër Hartës së re Gjyqësore. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se janë dhënë 5 masa sigurie për pesë të arrestuar, ndërsa vijon bojkoti për seancat e tjera gjyqësore. Gjyqet me seancë janë shtyrë! Deri më tani 60 procese penale dhe civile kanë kërkesë për shtyrje.

Dhoma e Avokatisë Berat është ngritur sot në protestë, të cilët theksojnë se nuk do të heqin dorë nga protestat, por do të tregojnë forcën e tyre. Ata theksojnë se bojkoti do të vijojë paafat deri në zgjidhjen e problemit. 

“Siç jeni në dijeni edhe nga mediat Këshilli i përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur të bojkotojë pa afat gjitha seancat gjyqësore penale civile dhe administrative si dhe me një afat 10 ditor të gjitha masat e sigurimit personal. Kjo vjen për shkak të miratimit të hartës gjyqësore e cila është miratuar nga Këshilli i Lart Gjyqësor dhe i është çuar për miratim Qeveris e cila do të marri vendim do ta aprovoj apo jo është problem i qeverisë. Përsa i përket masave të sigurisë do bojkotohen për 10 ditë është vendim i  vendim këshillit përgjithshëm. Ne jemi profesione të lira dhe nuk na merr njeri me zor. Qytetari i arrestuar do dali në gjykatë dhe do ti nënshtrohet gjitha procedurave. Ne nuk kemi asnjë shpërdorim detyre avokati është profesion i lirë”, tha Plarent Lapardhaja, kreu i së Dhomës avokatëve Berat.

Por çfarë do të thotë bojkoti i seancave për masat e sigurisë? Një i ndaluar nga policia, nuk mund të qëndrojë në paraburgim më shumë se 72 orë, nëse nuk del para një trupe gjykuese për të mësuar nëse do të hetohet në gjendje të lirë, në arrest me burg, pa ose me afat, apo në arrest shtëpiak. Masat e sigurisë janë të detyrueshme për të ndarë nëse arrestimi është apo jo i ligjshëm, dhe në të kundër pas 72 orëve, askush nuk mund të qëndrojë në qeli.

Avokatët kanë pralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kreu i avokatisë, Maks Haxhiaj e ka cilësuar të papranueshëm draftin e hartës së re gjyqësore ndërsa tha se vendimi është i të gjithë avokatëve dhe i pa ndikuar prej tij.

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë.

Ndërsa në një reagim për Report Tv ministri Ulsi Manja pak ditë më parë tha se avokatët do duhet ta kundërshtojnë hartën në gjykatë nëse s’janë dakord me të. Pro hartës kanë dalë edhe gjyqtarët të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre dhanë pëlqimin për miratimin e saj.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
Bojkoti i avokatëve, Vishaj kundërshton vendimin: Nuk mund të bëhet plazh me lekët e klientëve pa bërë punë! Nesër të shkojmë në SPAK

1656586203_1602311575VISHAJ.jpg

Kreu i Avokatëve Penalistë Sajmir Visha ka reaguar kundër vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat e masave të sigurisë për 10 ditë.

Në reagimin e tij thotë se avokatët nuk mund të bëjnë pushime me lekët e klientëve pa bërë punë. Për këtë arsye fton që ditën e nesërme, të paraqitet Shoqatën e Avokatëve Penalistëve të shkojnë në SPAK.

"Plazh! E turpshme  qe avokatet po bejne plazh me "leket" e klientëve  pa bere pune sidomos per masat e sigurimit.. nuk mundet te rrine ne burge te pandehurit  per fajin e Avokateve. Nuk mundet nje doktore te mos operojë  nje urgjencë  nga apandetisti .. Neser ftoj Shoqaten e Avokateve Penaliste te Shqiperise ora 08 para SPAK", shkroi Vishaj.

Ora 11:52
Avokatja thyen vendimin e Dhomës së Avokatisë, mori pjesë në një seancë për masë sigurie! Mund të penalizohet deri në heqje licence

 

Shkodra vijon bojkotin e seancave gjyqësore. Në këto 5 ditë janë anuluar rreth 10 masa sigurie.

Kryetari Anton Kosteri bëri me dije se një kolege ka thyer vendimin e Dhomës së Avokatisë duke marrë pjesë në një seancë për masë sigurie. Për këtë arsye thotë se saj kanë nisur procedurat për penalizimin deri në heqjen e licensës.

Kosteri thotë se nga ky bojkot, që shpreson që të reagojë qeveria, fatkeqësisht mund të përfitojnë persona me nivel kriminal  duke u liruar.

Ora 10:52
Avokatët thyejnë bojkotin në Tiranë, marrin pjesë në masat e sigurisë! Kërkesë për shtyrje për 60 gjyqe

 

Avokatët kanë thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë kundër Hartës së re Gjyqësore. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se janë dhënë 5 masa sigurie për pesë të arrestuar, ndërsa vijon bojkoti për seancat e tjera gjyqësore.

Gjyqet me seancë janë shtyrë! Deri më tani 60 procese penale dhe civile kanë kërkesë për shtyrje.

Ora 10:05
Bojkoti i seancave gjyqësore, kreu i Dhomës së Avokatisë Elbasan: Do të vijojë pa afat

 

Bojkotit të seancave të sigurisë, por edhe seancave të tjera gjyqësore i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatisë Elbasan. Kreu i saj Demir Çiftja thotë se ky bojkot është i rëndësishëm edhe për qytetarët, ndonëse atyre po iu zvarriten proceset gjyqësore, pasi me miratimin e hartës së re nuk do të kenë më akses në drejtësi.

“Dhoma e avokatisë Elbasan vendos të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësor civili penale, administrative pa afat kohor dhe për 10 ditë edhe masat e sigurisë. Këshilli Kombëtar e ka marrë me shumë shpejtësi dje në një mbledhje urgjente, në funksion të mosreagimit të institucioneve për bojkotin që ne paralajmëruam. Qytetarët janë ata që marrin gjithë koston. Harta e re gjyqësore, aksesi i qytetarëve në drejtësi është po aq i rëndësishëm sa bojkoti që po bëjmë ne. Nuk e di si KLGJ merret me hartën e re gjyqësore kur më emergjentja është plotësimi i vendeve vakante, si mund t’i lëmë gjykatat pa gjyqtarë dhe prokurorë. Ata persona do jenë të pambrojtur, do iu mohohet e drejta për tu mbrojtur”, tha Demir Çiftja.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë