Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u kujtoi kryebashkiakëve detyrën e tyre për t’u shprehur me shkrim për projektin e ndarjes së re territoriale, disa nga bashkitë që preken duke u shkrirë, kanë nisur të organizohen për të mbajtur zyrtarisht qëndrimin e tyre.
Libohovë, PS e PD vendim unanim në Këshill, kundër shkrirjes së Bashkisë
Libohova, që sipas draftit të mazhorancës pritet t’i bashkohet Gjirokastrës, është e para që ka mbledhur këtë të hënë Këshillin Bashkiak, ku si rrallë herë të majtë e të djathë janë bërë bashkë: kundër shkrirjes së bashkisë Libohovë. Këtë qëndrim unanim të të gjithë këshilltarëve bashkiak pritet t’ia çojnë qeverisë me shpresën se vendimi i tyre do të merret parasysh.
Klos, kërkohet mbledhje urgjente e Këshillit Bashkiak
Edhe bashkia Klos, e cila pritet t’i bashkohet Matit do të mbajë qëndrimin e saj zyrtar. Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar një mbledhje urgjente, ku pritet të diskutohet qëndrimi institucional i këshillit ndaj projektit të reformës administrativo-territoriale.
Këshilltarët propozojnë që në mbledhje të shqyrtohet ndikimi i reformës, të miratohet një rezolutë zyrtare kundër shkrirjes së Bashkisë Klos, kjo rezolutë t’u dërgohet Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, si edhe të organizohen konsultime publike me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.
Rrogozhinë, punonjësit bojkotojnë punën
Ndërsa në Rrogozhinë, e cila pritet të bashkohet me Kavajën janë punonjësit e bashkisë ata të cilët e kanë kundërshtuar bashkimin duke pezulluar për pak çaste punën mëngjesin e kësaj të hëne, në shenjë demonstrative kundër propozimit të socialistëve. Ata thonë se ndihen të tradhtuar nga kupola e PS ndërsa kërkojnë me ngulm që Rrogozhina të mbetet Bashki më vete pasi sipas tyre rrezikon të humbasë identitetin e saj.
“Unë si qytetar i Rrogozhinës jam kundër kësaj reforme sepse Bashkia Rrogozhinë nuk i plotëson kushtet dhe kriteret që ka vendosur qeveria që të shkrihet si bashki dhe të bashkohet me Kavajën. Kush na siguron ne që duke u bashkuar me Kavajën do rriten shërbimet për qytetarët e Rrogozhinës? Është e papranueshme që Bashkia të shkrihet."
“Bashkisë Rrogozhinë po i bëhet një padrejtësi shumë e madhe. Ne si Bashki i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si Bashki si burimet njerëzore ashtu edhe financiare.", shprehen ata.
Patosi proteston kundër shkrirjes së bashkisë: Nuk e lëshojmë, identitet i pandashëm
Një tjetër bashki që kundërshton shkrirjen është ajo e Patosit e cila pritet t’i bashkohet Fierit. Qytetarët thonë se ky vendim cenon identitetin e qytetit të naftëtarëve dhe rrezikon shpopullimin e qytetit me largimin e shërbimeve.
“Bashkia e Patosit është një identitet i pandashëm, por që funksionon si unitet më vete, siç ka funksionuar deri më sot. Këshilli i bashkisë si institucion i zgjedhur dhe kryetari i bashkisë duhet të bëjnë argumentimin përkatës se nuk ngjan me një bashki pa burime ekonomike e njerëzore. Jo Patosi, jo Divjaka, jo Memaliaj!”
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Patosit, mos ta lëshojnë këtë bashki.”
Qytetarët e Cërrikut protestë kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit
Edhe qytetarët e Bashkisë Cërrik protestuan mbrëmjen e sotme kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit.
Mes të tjerash ata u shprehën se shkrirja e Bashkisë së Cërrikut sjell humbjen e identitetit dhe kulturës së tyre.
“Të mbrojmë identitetin dhe kulturën tonë”, tha mes të tjerash një prej protestuesve.
Vullnet Sinaj: Mos e shkrini Selenicës, PD e PL kundër hartës së re
Zëra kundër, socialistët kanë pasur edhe në mesin e tyre. Deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj ka mbajtur qëndrimin e tij publik kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës me Vlorën. Ai kërkon që të dëgjohen ekspertët dhe qytetarët. Nëse qeveria do të rriste financimin për pushtetin vendor, sipas Sinës nuk do të kishte nevojë të shkohej drejt uljes së numrit të bashkive.
Opozita e cila ka mbrojtur variantin e saj që e çon nga 61 në 100 numrin e bashkive, ka qenë e qartë që në fillim, kur e cilësoi propozimin e shumicës si një projekt politik dhe me qëllime elektorale. Tani ajo duket se po i gëzohet zërave kundër nga radhët e socialistëve por dhe qytetarëve në disa bashki të vendit
“Janë protestat më të ligjshme dhe unë nxis dhe inkurajoj dhe u bëj thirrje të gjitha bashkive të cilat me një të rënë të lapsit narkodiktatori kërkon t'i fshijë nga harta. Kjo që bën Edi Rama është një veprim sulltanesk i një njeriu që kërkon ta ketë Shqipërinë në pëllëmbë të dorës, i një njeriu i cili, i pangopur dhe i paetur me pushtet, në vend të decentralizimit promovon centralizimin ekstrem”, thotë Sali Berisha.
“Deri më sot, Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë konsultim real me qytetarët, nuk ka paraqitur asnjë analizë të ndikimit dhe nuk ka pyetur komunitetet që kërkon t’i heqë nga harta administrative”, shprehet Tedi Blushi.
Tedi Blushi i bashkohet qëndrimit të opozitës e cila kërkon referendum për këto ndryshime.
Qytetarët e Bashkisë Cërrik protestuan mbrëmjen e sotme kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit.
Mes të tjerash ata u shprehën se shkrirja e Bashkisë së Cërrikut sjell humbjen e identitetit dhe kulturës së tyre.
“Të mbrojmë identitetin dhe kulturën tonë”, tha mes të tjerash një prej protestuesve.
Gjatë protestës është shënuar edhe një incident, ku një qytetar ka marrë mikrofonin për të folur dhe ka nisur të shajë.
Në propozimin e paraqitur nga Partia Socialiste për hartën e re territoriale, parashikohet ulja e numrit të bashkive nga 61 në 46, ku 15 bashki pritet që t’i bashkohen bashkive më të mëdha fqinje.
Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Beratin dhe Poliçanin.
Me pankarta në duar, protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë të mos prekë Bashkinë Dimal. Ata u shprehën se Dimali është vendi ku duan të rrisin fëmijët e tyre dhe se kjo bashki përfaqëson një nga zonat me prodhimin më të madh bujqësor në vend.
Qytetarët kërkuan njëzëri që Bashkia Dimal të mos përfshihet në Reformën Territoriale. Sipas tyre, bashkimi me Bashkinë Berat do t'ua vështirësojë jetën dhe aktivitetin ekonomik, veçanërisht fermerëve të njësive administrative Kutalli, Cukalat dhe Poshnjë.
Gjatë protestës, administratori i Njësisë Administrative Kutalli, Miço Rakazia, shpalli publikisht dorëheqjen nga detyra. Ai deklaroi se e merr këtë vendim pasi, sipas tij, me shkrirjen e Bashkisë Dimal nuk do të ketë më shërbime për qytetarët.
"Meqë në Dimal nuk do të ketë më asnjë shërbim për qytetarët, jap dorëheqjen nga detyra," u shpreh Rakazia para protestuesve.

Një e treta e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Klos kanë depozituar një kërkesë zyrtare për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, ku pritet të diskutohet qëndrimi institucional i këshillit ndaj projektit të reformës administrativo-territoriale që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.
Këshilltarët propozojnë që në mbledhje të shqyrtohet ndikimi i reformës, të miratohet një rezolutë zyrtare kundër shkrirjes së Bashkisë Klos, kjo rezolutë t’u dërgohet Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, si edhe të organizohen konsultime publike me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.
Ndërsa në Libohovë është marrë vendim unanim nga 13 anëtarët e pranishëm të këshillit bashkiak për kundërshtimin e propozimit të PS për shkrirjen e kësaj bashkie me Gjirokastrën. Ata do të dërgojnë një shkresë në Tiranë për rishqyrtimin e vendimit për të mos shkrirë këtë bashki.
Qytetarë të ndryshëm dhe punonjës të Bashkisë Rrogozhinë dolën sot në protestë kundër draft propozimit të Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale që parashikon ndër të tjera edhe shkrirjen e kësaj njësie vendore dhe bashkimin me Bashkinë e Kavajës. Punonjësit e bashkisë që drejtohet nga socialistët bojkotuan edhe punën në shenjë proteste.
Sipas protestuesve, Rrogozhina duhet të mbetet bashki më vete sepse kjo nuk është vetëm çështje shërbimesh por edhe identiteti.
“Unë si qytetar i Rrogozhinës jam kundër kësaj reforme sepse Bashkia Rrogozhinë nuk i plotëson kushtet dhe kriteret që ka vendosur qeveria që të shkrihet si bashki dhe të bashkohet me Kavajën. Ne si Bashki kemi arritur shumë. Plazhë i Vilë Bashtovës ka marrë emër, kalaja e Bashtovës gjithashtu, plazhi i Spillesë është i paprekur. Ne kërkojmë investimet e qeverisë këtu jo bashkimin e Kavajës. Kush na siguron ne që duke u bashkuar me Kavajën do rriten shërbimet për qytetarët e Rrogozhinës? Është e papranueshme që Bashkia të shkrihet. Kjo nismë është kundër ccdo parimit tonin. Identiteti ynë humbet” tha një qytetar.
“Bashkisë Rrogozhinë po i behet një padrejtësi shumë e madhe. Ne si Bashki i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si Bashki si burimet njerëzore ashtu edhe financiare. Ne si Bashki jemi 43 mijë banorë, Kemi një ekonomi që na ndihmon në të ardhura. Banorët janë kundër reformës. Kemi 34 vite që ekzistojmë. Nuk është një Bashki e Reformës Territoriale të vitit 2015. Edhe në kohën e komunizmit kjo bashki ka qenë vendimarrëse. Ne nuk kemi dështuar. Arbjan Mazniku nuk i ka të sakta të dhënat për Bashkinë e Rrogozhinës. Deri dje, kjo bashki klasifikohej e mirë sipas Censusit të qeverisë, prandaj ne nuk e pranojmë këtë reformë”, tha një punonjës.
Një banor tjetër i bëri apel Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Bajram Begaj dhe Arbjan Mazniku të mos vendosin për zhdukjen e Rrogozhinës.
“Ne jemi në ditën e tretë të protestës qytetare. Pavarësisht nga problemet e Bashkisë Rrogozhinë, kjo protestë organizohet vetëm për shërbimet ndaj qytetarëve që e kryen vetë Bashkia Rrogozhinë. Bashkia Rrogozhinë e kryen shërbimet për qytetarët e saj. Nuk mund të bashkohemi me Kavajën. Bashkia e Kavajë nuk mund ta rregullojë Bashkinë e Rrogozhinës. Do jemi më keq, dhe shërbimet ndaj qytetarit do të jenë minimale. Kërkoj nga ana e Kryeministrit, presidentit të Republikës dhe Komisionit të Reformës Territoriale ta shikojnë me vëmendje Bashkinë Rrogozhinë si aset, si virtyt e të ardhme për qytetarinë”, tha ai.
“Ne si Bashki po arrijmë gjëra të mira, kemi plazhin dhe Kalanë e Vilë Bashtovës dhe plazhin e Spillesë. Ne kemi nevojë për investime nga qeveria dhe jo Bashkim me Kavajës. Kush na siguron ne që qytetarët do të marrin shërbime nga Kavaja? Ne Nuk jemi dakord të shkrihemi si Bashki”, tha një tjetër protestues.

Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë të Patosit kanë protestuar paraditen e sotme kundër ‘Territoriales' dhe shkrirjes së kësaj bashkie me Fierin. Me thirrjet “ Larg duart nga Patosi” ata kanë pohuar njëzëri se ky vendim cenon identitetin e qytetit të naftëtarëve.
“Bashkia e Patosit është një identitet i pandashëm, por që funksionon si unitet më vete, siç ka funksionuar deri më sot. Këshilli i bashkisë si institucion i zgjedhur dhe kryetari i bashkisë duhet të bëjnë argumentimin përkatës se nuk ngjan me një bashki pa burime ekonomike e njerëzore. Jo Patosi, jo Divjaka, jo Memaliaj!”
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Patosit, mos ta lëshojnë këtë bashki.”
“Kjo protestë do të vazhdojë derisa të kemi një reagim”, janë deklaratat e disa prej banorëve
Për ta, kjo reformë është një hap tjetër drejt shpopullimit ndaj kanë apeluar fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet para se të merret një vendim përfundimtar.
Një ditë më parë, kryebashkiaku Fation Duro tha në një reagim se raporti përfundimtar i Komisionit tregon se Bashkia Patos renditet e dhjeta në rang kombëtar për funksionalitet, me 71.7 pikë në Indeksin e Funksionalitetit të Bashkive (IFB), rezultat që konsiderohet në nivel të lartë.
Këto ditë ka pasur protesta edhe në Korçë, Vlorë, Fushë-Arrëz e Klos.








Komente
Komento