Harta në tryezën ovale të
qeverisë Rama, ja simbolika

Harta në tryezën ovale të<br />qeverisë Rama, ja simbolika
TIRANË - Arkitekti i njohur Artan Shkreli shpjegon simbolikën e hartës së vjetër që përmban dhe emrin e Shqipërisë, në tryezën ovale të Këshillit të Ministrave. Ai thotë se vendosja në kryeministri pasi është dhe në hollin e PE, tregon se jemi pjesë e Evropës.

Harta e shekullit të XVI e Evropës në tryezën ovale të Këshillit të Ministrave që në mbledhjen e parë që kryeministri Edi Rama zhvilloi vetëm pak minuta pas betimit të Presidenti ka zgjuar jo vetëm kureshtjen e qyetarëve, por dhe nxitur debatin publik e nw rrjetet sociale.

Një shpjegim të qartë e të saktë ka dhënë arkitekti i njohur Artan Shkreli, pikërisht ai që e ka zbuluar këtë hartë dhe prezantuar nëpër botë, përmes ekspozitës “Euro-Albanian Contacts" në ambientet e Parlamentit Evropian por dhe në Kosovë. Ai ka bërë të ditur simbolikën e kësaj harte, dhe arësyen e vendosjes në tryezën ovale të kryeministrisë, për të treguar se Shqipëria ka qënë e është pjesë e Europës.

“Në qëndër të tryezës kryeministrore shpaloset një hartë e Europës e shekullit të XVI, e cila është vepër e humanistit Heinrich Bünting dhe është gërvishtur në vitin 1582. Harta mban titullin “Europa Regine” dhe simbas traditës klasike është e paraqitur si grua e kurorëzuar mbretëreshë. Në fakt mitologjia na e përcjell Europën si një vajzë të re, një priceshë, bijë e mbretit mitik Agenor, e cila u rrëmbye nga Zeusi i shpërfytyruar në dem dhe që humbi gjurmët e saja diku në Iliri”, thotë për gazetën “Shqiptarja.com” arkitekti Shkreli.

I cili nënvizon faktin se Shqipëria bën pjesë në ato pak vende evropiane që janë në këtë hartë të vjetër. “Harta e Buntingut, e cila mbështetet mbi një paraqitje më të hershme të saj nga hartografi Johannes Putsch e vitit 1537, paraqet mes atyre pak vendeve europiane, edhe Arbëninë (Albania) e cila gjatë asaj epoke kishte emër të madh në Europë. Kjo hartë ndodhet në hollin e Parlamentit Europian dhe është shprehje simbolike e bashkimit të kontinentit tonë qysh me fillimin e epokës moderne (e cila fillon me Rilindjen Europiane)”, deklaroi Shkreli.

HARTA E SHEKULLIT TE 16

(Në foto: Harta e vendosur në tryezën e qeverisë Rama)

Shkrimi u publikua sot (17.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!