Hasan Bello: Pse Sigurimi i Shtetit ka qenë 'filial' i KGB-së

Hasan Bello: Pse Sigurimi i Shtetit ka qenë 'filial' i KGB-së

Nga indiciet që kemi rezulton se Sigurimi i Shtetit pavarësisht emërtimit dhe strukturës që ka pasur është krijuar që në vitet e luftës. Pas 1944 me ndihmën e këshilltarëve dhe organizatorëve jugosllavë, të cilët u atashuan në çdo institucion të administratës shqiptare, u krijua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. Emërtimi dhe struktura u kopjua nga UDB, e cila dha ”kontributin” e saj për kualifikimin e punonjësve dhe drejtuesve kryesorë.

Me prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave pas vitit 1948, këshilltarët jugosllavë u zëvendësuan me ata sovjetikë, të cilët riorganizuan Sigurimin e Shtetit dhe dërguan për tu shkolluar në Bashkimin Sovjetik, në kurset e KGB-së, shumë oficerë. Këtu bënte pjesë edhe Kadri Hazbiu, i cili për dekada me radhë do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme, i Mbrojtjes dhe drejtuesi më jetëgjatë i Sigurimit.

Po si u kthye de facto dhe de jure Sigurimi i Shtetit në filial të KGB-së?

Kjo ndodhi në Konferencën Multiraterale të shërbimeve të fshehta, e cila u zhvillua nga 5 deri më 7 mars 1955 në Moskë. Në këtë takim morën pjesë ministrat e Brendshëm ose drejtuesit e shërbimeve të fshehta të të gjitha vendeve të lindjes që konsideroheshin satelitë të BS. KGB-ja vendosi piketat e bashkëpunimit për të ardhmen e shërbimeve të sigurimit të shtetit ndërmjet njëri-tjetrit dhe përcaktoi objektivat e përbashkëta.

Ky takim u realizua në një moment kyç, kur sapo e gjithë bota po përfshihej në vorbullën e Luftës së Ftohtë. Deri në vitin 1961 kur marrëdhëniet e Shqipërisë me BS u zhvilluan në mënyrë intensive specialistët e KGB-së drejtonin dhe kontrollonin veprimtarinë e Sigurimit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, përveç shkëmbimit të informacionit, kryesisht kundër kundërshtarëve dhe emigracionit politik të regjimit komunist, Sigurimi i Shtetit u furnizua me Teknikë Operative (aparate përgjimi, kamera, laborator fotografik etj) nga KGB-ja, STASI dhe shërbimet partnere.

Me prishjen e marrëdhënieve me BS ky bashkëpunim, të paktën zyrtarisht, mori fund. Në gjyqin e Kadri Hazbiut në vitet 80-të një nga akuzat që Enver Hoxha i bënte atij, ishte se i kishte dhënë KGB-së rrjetin e informatorëve dhe bashkëpunëtorëve. Ndërkoh që me urdhër të tij në vitet 50 KGB-së i ishte dhënë shifra me të cilën komunikonte Ministria e Punëve të Brendshme apo dikasteret e tjera me njëri-tjetrin dhe ambasadat.

Këto mund të verifikohen në procesin gjyqësor të publikuar të Kadri Hazbiut.

Ndërsa për gjërat e mësipërme nuk ka asgjë sekret. Studiuesit e historisë së STASIT dhe sigurimeve të Evropës Lindore janë treguar në lartësinë e shoqërive të tyre, duke na ndihmuar edhe ne që nuk duam ta zbardhim të vërtetën e diktaturës…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Franca mund të përballet me dhunë nga shkaku i zgjedhjeve, thotë ministri i Brendshëm

Franca mund të përballet me dhunë nga shkaku i zgjedhjeve, thotë ministri i Brendshëm