Hasan Bello: Ligji mbi vagabondat i vitit 1922

Hasan Bello: Ligji mbi vagabondat i vitit 1922

Në dhjetor të vitit 1922, qeveria shqiptare miratoi ligjin mbi vagabondat dhe të papunët. Ai kishte si qëllim të disiplinonte jetën sociale. Kjo për shkak se në qytetet shqiptare, bashkë me rritjen e urbanizimit lindën disa fenomene negative. Kështu, të mikluar nga hapja e kafeneve, restoranteve dhe e disa hoteleve në qytete të ndryshme dhe sidomos në kryeqytet, u dyndën individë nga periferitë. Pjesa dërrmuese e tyre endeshin rrugëve si lypës apo si të papunë, duke u kthyer në burim kriminaliteti.

Ligji mbi vagabondët u huazua nga Franca dhe shtetet perëndimore, të cilët, me këtë dukuri ishin përballur shumë dekada përpara nesh.

Në pikën e parë të këtij ligji përcaktohej se vagabond konsiderohej çdo person, i cili endej si i papunë nëpër rrugët e qyteteve më tepër se 15 ditë. Iniciativa për të gjetur punë, për personat që ndaloheshin nga policia, çmohej nga gjykatësi duke marrë në konsideratë biografinë e tij.

Në kategorinë e vagabondave futeshin edhe lypsat, të cilët kishin aftësi për punë, por, për arsye subjektive zgjidhnin këtë “profesion”.

Vagabondat fillimisht do të këshilloheshin nga organet policiore që të mos shëtisnin lart e poshtë, por të sistemoheshin diku. Kjo do të shënohej në një regjistër të posaçëm, ku do të firmoste si polici ashtu dhe “kandidati” për vagabont. Në rast se personi nuk gjente punë brenda dy javëve, ai do të arrestohej dhe nxirrej në gjyq. Ata që provoheshin se e kishin për herë të parë dënoheshin 25-100 franga ari dhe me dy javë deri në dy muaj me punë të detyruar në ndërtimin e rrugëve publike. Përsëritësve, sipas ligjit, u dyfishohej ndëshkimi.

Këto masa vlenin edhe për të papunët që kishin aftësi për punë, por që nga dembelizmi endeshin nëpër kafene apo kumarhane.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 04/02/2024 15:32

    le te rrine ne kafe sa te duan vetem mos ta cojne mendjen te hashashi po qe do duhej nje ligj qe rregullon statusin e te papunit me dite qendrimi i ka ardhur koha te studiohet sidomos duke e lidhur me kontributin ne pensione kur te kthehen ne pensioniste vagabonda

    Përgjigju
  • Kovaçi: 04/02/2024 12:29

    Nuk ka qene ligj i keq, do ishte mire te aplikohej edhe ne fazen e tanishme qe ndodhet shoqeria jone ku shume te rinj enden kafeneve dhe nuk pranojne te mesojne zanate per te punuar ne ato vende ku kerkesat per punetor jane aq te larta sa merren puntore nga jasht.

    Përgjigju
  • Lexues: 04/02/2024 12:06

    “të papunët që kishin aftësi për punë, por që nga dembelizmi endeshin nëpër kafene apo kumarhane” Ky perkufizim do nxirrte vagabonde gjysmen e administrates shteterore sot.

    Përgjigju
  • Qytetari: 04/02/2024 11:56

    Nuk është vonë,gabim,e ipa drejtë që ky ligj të zbatohet dhe sot dhe më fortë.Ku po shkon shoqëria me këta njerëz parazit jo vetëm të atyre që nuk punojnë ,e enden rrugëve,por dhe të tërë atyre që jan në administrata.

    Përgjigju
  • Lagjia KOKERDHOK: 04/02/2024 11:13

    Deshmi shum interesante te kohes.Rrespekt per autorin per kto gjetje te deshmive te ruajtura perfect.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë