Sa xhami, mesxhide dhe teqe kishte Shqipëria në vitin 1932?

Sa xhami, mesxhide dhe teqe kishte Shqipëria në vitin 1932?

Xhamia e Ethem Beut, Tiranë

Në pranverë të vitit 1932 në Ministrinë e Jashtme mbërriti një shkresë nga redaksia e revistës franceze “Revue des Balkans”, e cila po përgatiste një bibliografi për shtetet ballkanike. Redaksia e kësaj reviste kërkonte nga institucionet e shtetit shqiptar një informacion të saktë mbi numrin e objekteve të kultit islam që ndodheshin në territorin e Mbretërisë Shqiptare. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Shtypit dhe disa institucione të tjera kërkuan informacion nga Komuniteti Mysliman.

Ky i fundit kishte kohë që kishte nisur një proces verifikimi në të gjitha myftinitë, të cilat zakonisht mbulonin territorin e një prefekture. Në fakt invetarizimi i objekteve të kultit (xhami, teqe dhe mesxhide) bëhej për disa arsye: e para, për të regjistruar dhe paisur çdo objekt me dokumentacionin e nevojshëm kadastral në përputhje me legjislacionin e shtetit shqiptar; e dyta, për të kuptuar nevojat e këtyre objekteve dhe popullsisë lokale me personel dhe mbështetje logjistike. Kjo për shkak se një pjesë e tyre ishin ndërtesa shekullore dhe kishin nevojë për restaurim.

Procesi i invetarizimit të xhamive, teqeve dhe mesxhideve u krye brenda një kohë të shkurtër. Ai u realizua nëpërmjet myftinive, që raportuan numrin e tyre për çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë. Sipas një relacioni që Kryesia e Komunitetit Mysliman i dërgoi Ministrisë së Drejtësisë, e cila kishte nën varësi të gjitha komunitetet fetare, në territorin e shtetit shqiptar kishte 984 xhami, 185 teqe dhe 58 mesxhide.

Ky ishte një numër relativisht i lartë në raport me numrin e popullsisë. Megjithatë nuk duhet harruar se shoqëria e atyre viteve ishte shumë më religjoze dhe se nga ana tjetër jo të gjitha objektet kishin të njëjtën madhësi, rëndësi historike dhe arkitektonike.

(Në dokumentin e mëposhtëm paraqitet një listë e cila më pas është plotësuar edhe me të dhënat e disa qyteteve të tjera. Gjithësesi ajo është e përafërt me numrin e përgjithshëm të xhamive, teqeve dhe mesxhideve që ekzistonin në vitin 1932)

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë