Hashim Thaçi, kryeministri ynë në detyrë është kredimarrës i keq! Ai ka para të ndërtojë pallat në Prishtinë dhe disponon me mijëra euro para të gatshme, përderisa nuk ia paguan kredinë një banke komerciale të Prishtinës.
Ka pesë vjet që i pari i ekzekutivit të vendit në formularët e pasurisë i deklaron 100 mijë euro kredi në “NLB Prishtina”, të cilat në vitin 2010 i ka marrë për një afat dhjetëvjeçar të kthimit, por edhe pesë vjet më vonë borxhi ndaj bankës mbetet i njëjtë. E në kushte normale, pas pesë vjetëve kredia do të duhej të ishte përgjysmuar.
E kundërta ndodh vetëm në rastet kur ajo nuk paguhet. Po të mos ishte kryeministër, nëse kredia nuk paguhet për pesë vjet, çdo klienti tjetër do t’i konfiskohej patundshmëria dhe me automatizëm do të futej në listën e kuqe të kredimarrësve, duke ia pamundësuar kështu që në të ardhmen të aplikojë për kredi për shkak të historikut të keq në sistemin bankar.
Ky fat i ka përcjellë shumë kredimarrës kosovarë, të cilët për shkak se nuk kanë mundur t’ia paguajnë kreditë, bankat i kanë nxjerrë me gjithë familje në rrugë, duke ia shitur edhe shtëpitë ku kanë banuar.
Mirëpo, falë pushtetit politik, Hashim Thaçi nuk ka telashe të tilla. Ai ka pasur mundësi që për këto vite të ketë depozita në banka, të ketë mundësi financiare për investime në patundshmëri dhe njëkohësisht të mos e paguajë kredinë.
Nuk po besoj se ky është një lëshim i Thaçit në formularët për deklarimin e pasurisë, pasi që po të ishte ashtu gabimi do të ishte përmirësuar në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit qysh në vitin 2011. Mirëpo, një borxh i tillë i shefit të Qeverisë ndaj kësaj banke komerciale figuron edhe në formularët e vitit 2012, 2013 dhe 2014.
Borxhi i pandryshuar i Hashim Thaçit ndaj një banke komerciale njëherësh tregon se sa joreale është deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë.
Këta të fundit kanë mundësi të mashtrojnë opinionin me deklarime të pasurisë, të fshehin pasurinë milionëshe që e kanë krijuar për pak vite të qëndrimit në pushtet dhe askush të mos merret me verifikimin e kësaj pasurie, apo edhe të konfiskimit të pasurisë së paligjshme. Një verifikim të tillë kurrën e kurrës nuk mund ta bëjë shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.
Ky i fundit sivjet e shtyri publikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë për më shumë se dy javë, krahasuar me vitin e kaluar, kur pasuria e politikanëve ishte publikuar më 3 qershor, vetëm që kjo të mos ndikojë në zgjedhjet e 8 qershorit!
Nëse një shef i një Agjencie Kundër Korrupsionit kujdeset për ruajtjen e votave të politikanëve, atëherë si ka mundësi që po i njëjti të merret me verifikimin, apo edhe përgatitjen e dosjes për konfiskimin e pasurisë së tyre?
Vetëm në Kosovë ndodh që shumica e deputetëve dhe qeveritarëve të jenë milionerë, derisa rreth 40 për qind e qytetarëve jetojnë në varfëri. E këto miliona, shumica prej tyre, i kanë krijuar prej kohës kur kanë hyrë në institucione shtetërore.
Edhe ata që kanë hyrë milionerë në Qeveri dhe Kuvend vetëm sa e kanë trashur pasurinë nga viti në vit, normalisht nga afarizmi pozitiv që po i zhvillojnë bizneset e tyre, derisa bizneset tjera përballen me krizë financiare.
Vetëm pasuria e deklaruar e tre politikanëve më të pasur, Behgjet Pacollit, Ramiz Kelmendit dhe Hashim Deshishkut arrin shifrën prej 400 milionë euro, apo sa një e treta e buxhetit të Kosovës.
Nëse Kosova nuk arrin të krijojë mekanizma seriozë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, shumë shpejt mund të ndodhë që këta politikanë ta paraqesin edhe “tallin” që e marrin nga tenderët publikë në formularët për deklarim të pasurisë.
Më në fund, pse të mos e bëjnë, kur askush prej tyre nuk ia ka frikën Agjencisë që e drejton Hasan Preteni.
/Shqiptarja.com