Haxhia: Flamur Noka spiun? Berisha 
takoi ministrin e Jashtëm serb në '92

Haxhia: Flamur Noka spiun? Berisha <br />takoi ministrin e Jashtëm serb në '92
Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës komenton në Facebook lajmet e publikuara në media lidhur me rekrutimin e ish ministrit të Brendshëm, Flamur Noka nga Shërbimi Sekret Jugosllav (UDB). Haxhia akuzon fillimisht Berishën si agjent të serbëve, i cili sipas tij rehabilitoi në poste të rëndësishme në PD të tjerë spiunë. Haxhia thekson se drejtuesit e parë të Partisë Demokratike, kanë dalë nga shtëpia e spiunit të UDB, Bujar Hoxha.
 
"Grupimi i parë ishte ai i Shkodrës me drejtues Ferit Hotin pa rekomandimin e të cilit nuk mund të bëje karrierë në PD. Është një fakt i ditur dhe thëne që në kohë të diktaturës, që shërbimet sekrete serbe punonin nga tre kanale të ndryshme në Shqipëri. Njëri kanal ishte ai i Shkodrës, i dyti ai i Tropojës dhe i treti ai i Dibrës. Dhe pika e bashkimit të tyre ishte rezidenti i UDB, Bujar Hoxha, mik i ngushtë i dhëndrit të Serbisë dhe i vetmi që dhëndri i shkonte tek këmbët orar e pa orar. Nuk është rastësi që nga tre këto linja agjenturore dolën drejtuesit kryesore të PD dhe më vonë të shtetit shqiptar", shkruan Haxhia.
 
Ndërkohë, Flamur Noka ka deklaruar në vitin 1991 se ka patur një tendencë nga Shërbimi Sekret Jugosllav për ta rekrutuar atë si agjent, ndërsa sipas Izet Haxhisë, kjo datë korrespondon edhe me një moment tjetër. Sipas tij, një vit pas 'denoncimit' të Nokës, Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha ka zhvilluar një takim sekret me ministrin e Jashtëm serb, Ivanoviç. Haxhia thotë se ngritja e Nokës deri në postin e Ministrit të Brendshëm, nuk është rastësi. "Nuk është rastësi apo takim kortezie ai takim tre orësh në Krans Montana të Zvicrës, i dhëndrit të Serbisë me ministrin e Jashtëm serb, Jovanoviç për rreth tre orë në suitën e hotelit "Golf" në vitin 1992. Asgjë në këto 25 vite të tranzicionit të pafund në vendin tonë nuk është rastësi, as edhe ngritja deri në postin e Ministrit të Brendshëm të një idioti si Flamur Ndoka. Çdo gjë është e planifikuar me saktësi nga qendrat e shërbimeve sekrete të Beogradit", thekson ai.
 
Postimi i plotë në Facebook i Izet Haxhisë
"Duke u nisur nga afera ‘Ndoka’ e dalë në media ditët e fundit, në lidhje me një ngjarje të fshatarit Flumur Ndoka me organet serbe të Sigurisë e Inteligjencës, ngjarje e cila siç duket ka përcaktuar fatin politik të mëvonshëm të këtij fshatari nga Novosej i Kukësit dhe karrierën e tij deri në postin e Ministrit të Brendshëm, desha t'i kthehem ditëve të para të krijimit të partisë së parë opozitare, PD, dhe ardhjes së saj në pushtet.
 
Pas marrjes se kontrollit të plotë të PD nga dhëndri i Serbisë, filluan të mbinin në postet drejtuese të kësaj partie njerëz anonimë dhe pa asnjë kontribut në këtë parti apo si opozitarë.
 
Filluan të forcoheshin disa grupime që qendrën e vetme kishin shtëpinë e agjentit të dyfishtë, të sigurimit dhe UDB serbe, ndërlidhësit të dhëndrit të Serbisë me këto shërbime Bujar Hoxhës. Të gjitha fijet dhe lidhjet e këtyre personave kishin një rezidence të përbashkët që ishte shtëpia e rezidentit të UDB, Bujar Hoxha. Nga kjo shtëpi dolën emrat e atyre që do të drejtonin PD dhe shtetin shqiptar.
 
Grupimi i parë ishte ai i Shkodrës me drejtues Ferit Hotin pa rekomandimin e të cilit nuk mund të bëje karrierë në PD. Është një fakt i ditur dhe thëne që në kohë të diktaturës, që shërbimet sekrete serbe punonin nga tre kanale të ndryshme në Shqipëri. Njëri kanal ishte ai i Shkodrës, i dyti ai i Tropojës dhe i treti ai i Dibrës. Dhe pika e bashkimit të tyre ishte rezidenti i UDB, Bujar Hoxha, mik i ngushtë i dhëndrit të Serbisë dhe i vetmi që dhëndri i shkonte tek këmbët orar e pa orar. Nuk është rastësi që nga tre këto linja agjenturore dolën drejtuesit kryesore të PD dhe më vonë të shtetit shqiptar. Nga Shkodra dolën Bashkim Kopliku djali i hallës së Ferit hotit, Ali Spahia e të tjerë. Nuk është rastësi që pikërisht në Shkodër ndodhi dy prilli që solli ardhjen në pushtet të këtyre grupimeve agjenturore.
 
Grupimi i Dibrës me në krye Gazideden që kishte lidhje të ngushta me shërbimet sekrete serbo-maqedone. Pjesëtarët e këtij grupimi morën postet më të rëndësishme në qeverisjen e PD. Dhe grupimi i fundit ai i Tropojës që me mbështetjen edhe të njeriut të shërbimeve sekrete serbe, Elez Biberaj, arriti të vihej në krye të këtyre grupimeve me dhëndrin e devotshëm të Serbisë, Berishën.
 
Vetë rrjedhat e mëvonshme të zhvillimeve politike 25 vjeçare treguan se sa me devotshmëri i kryen detyrat e dhëna nga padronet e tyre në Beograd, këta persona që shkatërruan shtetin, pronat, futën përçarjen krahinore e politike, futën korrupsion e kriminalitetin në shtet e çuan vendin drejt konfliktit civil, mbushën administratën e shtetit me agjentë të dyfishtë të sigurimit e shërbimeve sekrete të huaja.
 
Nuk është rastësi apo takim kortezie ai takim tre orësh në Krans Montana të Zvicrës, i dhëndrit të Serbisë me ministrin e Jashtëm serb, Jovanoviç për rreth tre orë në suitën e hotelit "Golf" në vitin 1992. Asgjë në këto 25 vite të tranzicionit të pafund në vendin tonë nuk është rastësi, as edhe ngritja deri në postin e Ministrit të Brendshëm të një idioti si Flamur Ndoka. Çdo gjë është e planifikuar me saktësi nga qendrat e shërbimeve sekrete të Beogradit, dhe zbatuar me devotshmëri nga kjo tufë tradhtarësh me në krye dhëndrin e Serbisë, Berisha".
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki