HEC-e me koncension
jepen për "fantazma"

HEC-e me koncension <br />jepen për
TIRANE- Qeveria shqiptare ka shpallur si projekt parësor të saj dhënien e sa më shumë licensave për subjekte që kërkojnë të ndërtojnë HEC-e të kapaciteteve të vogla e të mesme, por procesi po degradon në një shitblerje lejesh, që kalojnë duar më duar, për të përfunduar në bllokim.
Për këtë problem, dje ka patur edhe një debat të posaçëm në Kuvend, ku deputeti Erjon Braçe ka thirrur në interpelancë ministrin e Energjetikës, Nasip Naço. Sipas deputetit të PS, sektori energjetik në vend është lënë në mëshirë të fatit, duke u mbështetur vetëm tek furnizimet nga jashtë dhe tek kushtet e motit. Shqipëria është një vend që vetëm furnizohet dhe mbështetet tek kushtet meteorologjike. Blerja e energjisë po ndikon shumë në buxhet, ndërkohë që po dëmtohet konkurrenca dhe po abuzohet me faturimet. Sipas Braçes, KESH ka një borxh prej 140 milionë eurosh në bankat vendase dhe kryeministri Berisha gënjen kur thotë se Shqipëria është kthyer në një superfuqi energjetike.
PROCESI
Nga viti 2006 e deri më sot, biznesit vendas dhe atij të huaj i janë dhënë koncesione për ndërtimin e rreth 300 HEC-eve, me fuqi të instaluar teorike prej 1.300 megavatësh dhe me vlerë investimi prej rreth 3 miliardë eurosh. Deri tani, vetëm 5 prej tyre kanë përfunduar së ndërtuari dhe kanë lidhur kontratë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Për një pjesë të koncesioneve nuk është realizuar investimi, ka pasur vonesa të mëdha, madje janë identifikuar rreth 15 raste, kur kompanitë kanë rezultuar "fantazmë", këto, të pranuara zyrtarisht nga qeveria, e cila në disa raste ka ndërhyrë duke revokuar licensat.
E gjithë kjo përkthehet në para që qëndrojnë të bllokuara dhe nuk janë injektuar në ekonominë e vendit. Në këtë mënyrë, pasuria e shtetërore është mbajtur peng. Pak kohë më parë, ka qenë vetë kryeministri Sali Berisha që pranoi zyrtarisht se procesi i koncesionit të hidrocentraleve nuk po ecte në rrugën e duhur. Sipas ekspertëve, ligji aktual i koncesioneve duhet rishikuar, pasi në një masë të mirë, është ai, që pengon ecurinë në këtë proces. Dhënia me koncesion e HEC-eve sipas formulës BOT (ndërtim-shfrytëzim-transferim), nënkupton që investitori ta shfrytëzojë HEC-in për 35 vjet dhe më pas ia kalon shtetit si pronë. Por, për këtë shkak, thonë ata, bankat nuk japin kredi, sepse projekti nuk ka një pronar të vetëm, por duhet të marrin në konsideratë mundësinë e kalimit të pronësisë pas një kohe të caktuar, çka asnjë institucion bankar nuk e vlerëson pozitivisht.
KOMPANITE
Objektet e energjisë elektrike në fakt janë shumë të kërkuar. Energjia elektrike është strategjike, madje shteti po guxon pak si shumë që po privatizon gjithshka, në një kohë që, deri vitin e kaluar thuhej se digat nuk do të privatizohen. Por, problemi shtrohet se në dorë të kujt po bien këto licensa. Po të shohësh disa raste, konstatohet, psh se shoqëria SUFA ka një përvojë të gjatë në tregtinë e rrënjëve të shqopës, por për energjinë është kujtuar ta vejë në objekt pak para se të aplikojë për leje. Të tjera, BEALBA Hidro është në likudim e sipër, ndërkohë që në shumë të tjera figurojnë emra të njohur kunetërish, vëllezërish të ministrave, ambasadorëve, etj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane