Burimet bëjnë me dije se Çili kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e bandës së Lazaratit. Mësohet se Çili ka pasur komunikime me babanë e Arbjon dhe Alban Alikos arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. Arbjon Aliko është dënuar me burg përjetë lidhur me këtë ngjarje ndërsa vëllai i tij me 20 vite. Babai i kishte premtuar tokë dhe para në këmbim të lirimit të të birit. Nga hetimet ka rezultuar se emri i Çilit del edhe në kontrata që janë për dhurim pronash në zonën e Gjirokastrës, por edhe në transaksione bankare.


Lajmi kryesor:

Prona dhe para' në këmbim të lirisë së Alikojve që vranë efektivin në Lazarat! Arrestohet botuesi e pronari i UET Henri Çili dhe 27 të tjerë (Zhvillimet)