Kritika për heqjen e TVSH-së për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë dhe për heqjen e tatimit mbi fitimin për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk kanë vetëm ndërkombëtarët. Ekspertët në vend, e konsiderojnë një nismë të nxituar dhe që në një moment të dytë mund të nxisë rritjen e informalitetit. “Sistemi ynë tatimor për shkak të ndërhyrjeve gjatë kësaj kohe është dëmtuar dhe për këtë arsye biznesi i vogël mbetet gjithmonë i vogël, i mesmi i mesëm dhe i madhi vijon të fuqizohet. Në këto kushte çfarëdolloj përshkallëzimi i mëtejshëm nxit informalitetin”, thotë Preçi.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se me këto ndërhyrje të vazhdueshme në sistemin tatimor, rrezikojmë të kemi më pak biznese të mëdha dhe të ardhura në buxhet. “Sa i takon TVSH-së kjo taksë nuk ka funksion vetëm mbushjen e arkës së shtetit, por është edhe një instrument kontrolli dhe ndihmon për të mos lejuar rritjen e informalitetit dhe përjashtimi prej saj në thelb është të lëvizësh në kahun e kundërt. Do të gjendemi në një situatë paradoksale ku biznese të mëdha mund të copëzoheshin për ti shpëtuar ligjit, rrezikojmë që mbledhja e taksave të përkeqësohet”, shprehet eksperti i ekonomisë.
Sipas tij me këto ndërhyrje po shkojmë drejt taksës së sheshtë. “Tendencat janë nga të dy blloqet politike që të shkojnë drejt taksës së sheshtë, ndryshimi është numerik mund të vendoset në 9, 12 apo 15% por në pikëpamje të unifikimit shkon drejt kësaj”, deklaron ai.
Në një situatë të tillë ekspertët sugjerojnë masa të përkohshme që nuk cenojnë stabilitetin financiar të vendit, si dhe ndihmojnë për kontrollin e biznesit për të shmangur evazionin. Për këtë arsye Preçi sugjeron implementim të shpejtë të sistemit të fiskalizimit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.6%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1592
Lajme të tjera
-
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
23 Prill, 16:59
-
Kastravecët hidhen në kanal, ekspertët: Fermerët po e tregojnë me humbje! Duhet të orientohen nga Ministria e Bujqësisë
29 Mars, 14:38
-
Do ulet tatim fitimi i të ardhura për paga të larta të punonjësve! Rama: Projektin e materializojmë në qershor
23 Mars, 09:04
-
INVESTIGIMI 2/ Nëndeklarimi i pagave rrezikon të ardhmen, pensione çdo vit e më të ulta! Ekspertët: Duhet reformë e re pensionesh
22 Mars, 19:58
-
Elbasan/ Skemë mashtrimi me TVSH-në, 7urdhër arreste ! I shkaktuan shtetit 3 mln € dëm
2 Nëntor 2023, 11:57
-
EMRAT/ Lëshohen 7 urdhër arreste nga Prokuroria e Elbasanit, disa të arrestuar në Tiranë! Grupi nën akuzë për fshehje të ardhurash e skemë mashtrimi me TVSH
1 Nëntor 2023, 21:56
-
Nga sot, ata që japin apartamente me qira në Booking nëse nuk deklarojnë NIPT-in do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin
1 Nëntor 2023, 09:14
-
Rriten me 51 mld lekë të ardhurat, arrijnë në 477 mld lekë! Ulen me 4.9 mld lekë shpenzimet për investimet publike
19 Tetor 2023, 19:19
-
Paketa fiskale 2024, disa përjashtime tatimore për bizneset do hiqen! Eksperti: S’duhet të favorizohen më hotelet e kazinotë! Të taksohet kapitali
13 Tetor 2023, 16:00
-
Lufta Izrael-Palestinë rrit çmimin e energjisë në bursë! Eksperti: Mund të shkaktojë inflacion në Shqipëri! Krizës t’i përgjigjemi me investim në prodhimin vendas
10 Tetor 2023, 20:48
-
Eksperti i ekonomisë: Shqipëria të hedhë hapa që të shkojmë drejt zëvendësimit të Leku-t me Euro-n
25 Gusht 2023, 12:38
-
Skema e mashtrimit me TVSH në Gjirokastër, 2 në pranga dhe 3 italianë në kërkim! Sekuestrohen 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë (EMRAT)
28 Korrik 2023, 09:05