Heqja e tarifës për lëndët mbartura/ Tërhiqet nga protesta Këshilli Studentor i Universitetit Luigj Gurakuqi, Shkodër
Pamje nga protesta e studentëve karshi MAS, në Tiranë
Vendimi i Qeverisë për të shfuqizuar tarifën për lëndët e mbartura, ka dhënë efektet e para te protesta e studentëve. Dy anëtarë të Këshillit Studentor, Shkodër kanë njoftuar tërheqjen nga protesta.
Përmes një letre ku bëhet me dije tërheqja e Këshillit Studentor të Universitetit Luigj Gurakuqi, kryetari dhe sekretarja e Këshillit Studentor, Hysmir Idrizi dhe Albana Bushati kanë falenderuar studentët për pjesëmarrjen e tyre në protestë si dhe i kanë inkurajuar ato që të vijojnë procesin mësimor në mënyrë të rregullt.
Studentët e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Durrësit, Vlorës dhe Shkodrës kanë protestuar paraditen e sotme përkundrejt MAS për: tarifat për lëndët e mbartura, tarifën e arsimimit, kushtet e konvikteve dhe mënyrën sesi duhet të organizohet Bordi i Administrimit. Protesta u shoqërua nga momente të tensionuara, sic ishte goditja e Ministrisë së Arsimit me bidona, vezë, stilolapsa dhe letra higjienike.
Ndonëse protesta solli nënshkrimin e qeverisë për shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së, për heqjen e tarifave ndaj provimeve për lëndët e mbartura, studentët kanë paralajmëruar sërish për protestë. Vendimi i tyre nuk është tërhequr edhe pas deklaratës të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, ku pohoi se do të krijohej një grup pune me përfaqësues të universiteteve, studentëve dhe ministrisë për të shqyrtuar tre pikat e tjera për të cilat ato ndjejnë pakënaqësi.
Njoftimi i Këshillit Studentor të Universitetit Luigj Gurakuqi, për mospjesëmarrjen e mëtejshme të saj në protestën e studentëve karshi MAS
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.4%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1351
Lajme të tjera
-
Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
26 Prill, 21:56
-
Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë
26 Prill, 21:56
-
Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur
26 Prill, 21:53
-
Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin
26 Prill, 21:45
-
‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë
26 Prill, 21:24
-
Serbët më zhdukën dhe vranë mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!
26 Prill, 21:22
-
FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë, blindohet edhe Vlora (Video)
26 Prill, 21:13
-
Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë
26 Prill, 20:59
-
Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!
26 Prill, 20:33
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
-
Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
26 Prill, 20:02
-
SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë
26 Prill, 19:43