TIRANE, 14 Mars/ATSH/- Filmi "Heroi" i regjisorit kosovar Luan Kryeziu ka fituar edhe një çmim ndërkombëtar, kësaj radhe në festivalin International Movie Awards, në kuadër të së cilit u shpërblye në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, përkatësisht me Platinum Award.
Siç bën të ditur regjisori Kryeziu n?7 një psotim në "Facebook", ky çmim vjen menjëherë pas çmimit Diamond Award, të cilin filmi kosovar e mori në Indonezi, në Filmmakers World Festival.
Ndërkaq, në International Movie Awards, në kuadër të çmimeve të veçanta humanitare u nderuan aktorët e mirënjohur Leonardo DiCaprio, Liam Neeson, si dhe Veronica Grey.
Ky festival ende nuk e ka shpallur filmin më të mirë, por do ta bëjë këtë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Në anën tjetër, "Heroi" këtë javë fluturon për në Cleveland të ShBA-ve, ku do të garojë në dy kategoritë e festivalit të filmit Cleveland International Film Fest./a.g/









