Prishtina gjithsesi është qytet fatkeq. Por, janë të paktë qytete fatlumë si Prishtina që patën privilegjin të kenë një hero si Ai. Një hero të vetin. Nga ata të rrallët që përballë ujqërve me gëzof patriotizmi po zhdirgjeshin në qytetin plaçkë lufte, as që i shkoi mendja të lëshojë udhë. Tash e gati 14 vjet më parë, në shtator të vitit 2000, Rexhep Luci ra, në mbrojtje që qytetit që e donte. Ra i vetmuar në barrikadën e fundit. Si dikur në do fronte idealistësh si ai, me atë parullën: No pasaran!
Ai ra për qytetin që pati fatin të ketë një hero si ai, por fatkeqësinë të mos ketë lënë kë prapa në barrikadë. Për ta ringritur parullën tij: No Pasaran! Heroi i harruar pati fatin të mos përmendej më nga askush, përveç familjarëve që në çdo përvjetor te varri i tij lënë një tufë lulesh dhe shumë lot.
E fjalët ishin të mëdha. Vetë ish-guvernatori i parë i Kosovës, Bernard Kushner, kishte premtuar se nuk do të lërë gurë pa lëvizur derisa të t’i shohë në pranga porositësit dhe ata që e vrarë tinëzisht. Si dinë të vrasin cubat, pas shpine.
Ish-guvernatori Kushner ka vite që ka braktisur misionin dhe Kosovën. Koha për të satën herë e vërtetoi se fjalëve që thuhen ditën kur përcillej kortezhi, nuk duhet besuar shumë. Si shumë vrasje të tilla edhe kjo u harrua. Hetuesia madje nuk denjoi as të thotë se çka është bërë e po bëhet në ndriçimin e rastit, nëse është bërë diçka. A kanë së paku ndonjë të dyshuar. A kanë marrë dikë në pyetje, së paku duke u nisur nga parimi themelor i çdo hetuesie.
Nga motivi që dikush ka për të kryer një vrasje. E së paku në këtë rast, pista është gati krejtësisht e qartë. Kush mund të ketë pasur motivin e fortë sa ta vrasë, qoftë edhe me pagesë. Ekzekutorët mbase jo por porositësit janë këtu, rreth nesh, mbase edhe në darka zyrtare apo në borde ndërmarrjesh.
E Luci u vra jo pse ishte hajdut, jo pse ishte kriminel, jo pse dikujt i kishte borxh.
Përkundrazi, u vra sepse ishte i tillë. Dinjitoz, i guximshëm, i pakompromis me të keqen. U vra sepse e donte Prishtinën.
Do t’i ndërtojmë, ndoshta jo përmendore bronzi, por një përmendore tjetër, më të madhe dhe më përmbajtjesore. E përmendorja më e madhe për Rexhep Lucin është jetësimi i idealit dhe vizionit të tij. Zbatimin e ligjit, më thoshte ato ditët e para, drejtori i ri i Urbanizmit, i ulur pranë tavolinës së Lucit, një nga ato çunat e qeverisjes së re të kryeqytetit të cilët dikush, mbase edhe për paragjykim moshe, ende i shikon me hezitim.
Megjithatë, për habi të skeptikëve, gjërat shpejt nisën të ndryshojnë. Që në ditët e para urbacidit që kishte marrë hov gati pakthyeshëm, iu pre udha. Ujqit e çakajtë e mafisë ndërtimore, për çudi, e paluan bishtin.
Degradimi i mëtejshëm u stopua. Ndërtimet e egra mbetën përgjysmë dhe sigurisht lanë pa punë gjithë atë kontingjent punëtorësh të angazhuar në ndërtime.
Dhe tash mund të dëgjohen pakënaqësitë e ndërtimtarëve të “brengosur” se kjo qeverisja e re nuk po lëshon leje ndërtimi e me stopimin e ndërtimeve të nisura pa leje në kryeqytet po shkakton krizë sociale duke lënë gjithë ata punëtorë pa punë.
Ujqit e moçëm tash brengosen për punëtorët, shumë nga të cilët vdiqën kantiereve të ndërtimit për mungesë të sigurisë elementare në punë.
Kryesore, përmes pakënaqësisë të bëjnë presion për të t’i hapur udhë avazit të vjetër.
Sa të jem në këtë pozitë me asnjë kusht nuk do të lejojmë ndërtime pa leje, thoshte drejtori i ri i Urbanizmit. Si të citonte fjalët e Rexhep Lucit, 14 vjet më parë, ditën e kobshme, pak para se të nisej për banesë ku e prisnin plumbat.
Prishtina vërtet, ka nevojë për njerëz që e duan. Me dinjitet, guxim, fatkeqësisht edhe heroizëm. Ka nevojë edhe për një përmendore. Një përmendore të madhe në bronz për Heroin e vetë të harruar.
/Shqiptarja.com