Heroi shqiptar në Greqi, futet mes flakëve në banesën e familjes rome e shpëton foshnjën! 22 vjeçari Dionis Avdiaj: Nuk e mendova 2 herë
Shtëpia e shkrumbuar totalisht
Një 22 vjeçar shqiptar është lajmi i parë në mediat greke ditën e sotme për shkak të aktit të tij të jashtëzakonshëm heroik. Ai ka shpëtuar një fëmijë teksa kishte mbetur vetëm brenda shtëpisë së tij të mbuluar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur orët e para të pasdites dje në qendër të Lamisë në Greqi, kur ka rënë zjarri në një gjysmëbodrum, ku ishin një familje rome, konkretisht një grua 57-vjeçare me tre nipërit e saj, 6, 5 dhe 1 vjeç e gjysmë 5 vjeç, pasi prindërit mungonin
Ishte pak para orës katër pasdite të së shtunës kur Dionisi, një 22-vjeçar, ishte duke u kthyer për në shtëpi dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo ka mbërritur në vendngjarje ka parë shumë tym dhe dhoma e një shtëpie ishte në flakë. Jashtë ishte gjyshja me dy fëmijët më të mëdhenj dhe fqinjët që thërrisnin për ndihmë dhe ishin në panik.
Më pas 22-vjeçari dëgjoi njërin prej vëllezërve duke qarë se foshnja ishte brenda në shtëpi. Dionisi, pa u menduar, hoqi xhaketën dhe nxitoi në dhomën që digjej.
“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës në nivel rruge. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte në flakë. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta...” , tha 22-vjeçari Dionis Abdiai, me origjinë shqiptare, që ka lindur dhe rritur në Lamia, ku jeton dhe punon.
Siç thanë fqinjët e tjerë, fëmija u shpëtua literalisht në momentin e fundit pasi flakët kishin arritur tek ai dhe siç mund ta shihni në foto dhoma është shkatërruar plotësisht.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e Lamisë me dy automjete dhe pesë zjarrfikës të cilët kanë shuar zjarrin para se të përhapet në banesat e tjera.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.3%
-
Korrupsion
82.1%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Shqiptari sherr me palestinezin në punë, godasin njëri tjetrin me vare e çekiç
19 Shtator, 11:32
-
Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë, autorët në kërkim
18 Shtator, 12:40
-
I shpallur në kërkim nga autoritetet greke, arrestohet shqiptari 45-vjeçar! Ja për çfarë akuzohet
18 Shtator, 09:59
-
Zbardhet atentati i një viti më parë në Greqi, shqiptari me precedentë të rëndë penale tentoi të vriste një 39-vjeçar teksa ishte në makinë me nënën
17 Shtator, 19:41
-
EMRI/ Shqiptari 25-vjeçar prej tetë ditësh i zhdukur në Greqi, familja dhe organizata japin alarmin: Ka arsye që vënë në rrezik jetën e tij!
17 Shtator, 14:48
-
Greqi/ E zhdukur prej 11 shtatorit, gjendet shëndoshë e mirë 23-vjeçarja shqiptare
16 Shtator, 21:20
-
'Jeta e saj mund të jetë në rrezik'/ Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO+EMRI)
16 Shtator, 09:34
-
Shpejtësia i kushton jetën/ 29-vjeçari shqiptar në Greqi i del motori nga kontrolli, humb jetën pas plagëve të marra
16 Shtator, 09:26
-
Greqi/ Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Kretë, dorëzohet në polici shqiptari
11 Shtator, 16:14
-
Greqi/ Kapet sasi e madhe kokaine, kanabisi dhe arsenal armësh, vihet në pranga çifti shqiptar
10 Shtator, 20:48
-
Hapi plantacion kanabisi 16 vite më parë në Kallamata të Greqisë, ADN tradhton shqiptarin, arrestohet i fshehur në Angli
10 Shtator, 12:23
-
EMRI/ Shkatërrohet banda që terrorizoi Athinën me grabitje, plagoset në ndjekje kapo shqiptar me dy identitete! Tre në pranga, kapen armë dhe drogë, 21 sulme në seri
10 Shtator, 08:38
Bravo shoku je Vip Jo si keta qe vetem per lek flasin
PërgjigjuBravo, mer shok, ti je VIP, jo kets te televizorit.
Përgjigju