Hervin Çuli: TK nuk shpenzon 220
mln lekë për kapriçot e Plasarit

Hervin Çuli: TK nuk shpenzon 220<br />mln lekë për kapriçot e Plasarit
TIRANE- Hervini Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar, ka reaguar në një intervistë për Shqiptarja.com, pas bërjes publike të pretendimit për dorëheqjen e Sesilia Plasarit nga shfaqja “Liri në Bremen”. Regjisorja Plasari ka bërë një ditë më parë publike pretendimet e saj se “spektatori nuk mund të shohë një shfaqje të përccunduar, sepse baza e shfaqjes së saj janë efektet audio dhe video”, të cilat sipas saj nuk realizohen nga ai që i krijoi.

Fakt është se ndërsa Plasari ka kontraktuar një firmë tjetër për realizimin e efekteve, drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli kontakton një firmë që sipas tij realizoan efektet me një kosto më të lirë. Ndërsa drejtori i Teatrit Kombëtar Çuli shprehet se shfaqja i përket repertorit dhe do të vazhdojë të jepet në Teatrin Kombëtar, edhe e pandryshuar ashtu siç ka qenë, regjisorja nuk bie dakord, por këmbëgul se mendimi i saj nuk merret parasysh në zgjedhjen e studios që realizon projeksionin dhe audion. 
 
Zoti Çuli, pse lindi ky konflikt mes jush dhe regjisores Sesilia Plasari. Kujtoj se ajo ka qenë një ndër regjisoret e reja që është përzgjedhur dhe përkrahur fillimisht nga ju gjatë edicioneve?
 
-Thjesht, pastër, bukur: nuk ka konflikt midis Hervin Çulit dhe Sesilia Plasarit. Ka një konflikt midis Teatrit Kombëtar dhe një regjisori. Është një konflikt konstant në marrëdhëniet e punës që janë ndërtuar nga Teatri Kombëtar me të gjithë punonjësit. Zonja Plasari akoma nuk dihet se çfarë kërkon dhe në një mënyrë të çuditshme nis të sabotojë shfaqjen e vet.

Gjithë historia ka lidhje me një individ që quhet Florian Çanga që ka bërë teknologjinë. Le ta quajmë teknologjinë audio, sepse ka bërë efektet e shfaqjes dhe ai i ka kërkuar Teatrit Kombëtar një kontratë pagese që kalon çdo logjikë normale. Patjetër që Teatri Kombëtar nuk është një bankë apo një shtëpi bamirësie dhe i ka afruar një pagesë normale, aq sa kishte rënë në parim dakord.

Ndërsa ishte dakord për 500 mijë lekë të vjetra, Çanga ka kërkuar një milionë e gjysmë të vjetra. Ndërkohë që në filim fare, si pjesë e produksionit, ai ka marrë tre milionë lekë të tjera. Kështu që Teatri Kombëtar nuk mund të paguajë 4 milionë e gjysmë lekë për efektet që janë në shfaqje. Ky është konflikti:

Ne i kemi ofruar një kontratë me 500 mijë lekë, ai nuk ka pranuar. Ka kërkuar një milionë e gjysmë lekë. Kështu që ne i jemi drejtuar një agjensie tjetër që ka marrë përsipër të bëjë punën me këtë pagesë. Pastaj inati dhe kapriçioja e zonjës Plasarai është që zotit Çanga t’i paguanim 1 milionë e gjysmë lekë të vjetra dhe jo të merrnin me më pak lekë agjencinë e re. Tani, ne nuk mund të shkojmë me kapriçiot e çdo regjisori, sepse i bie që çdo regjisor pastaj të nxjerrë nga një kapriçio, nga një yçkël dhe ku shkon pastatj kalendari i Teatrit Kombëtar..!.  
 
 
Pra, ju mendoni se pagesa më e ulët në një studio tjetër nuk e dëmton imazhin e shfaqjes, ndoshta ngaqë këtu bëhet fjalë vetëm për efekte?
-Shfaqja është ë njëjta. Të gjithë ata që e kanë parë, të gjithë ata që duan dhe janë pak skeptikë të vijnë e të shikojnë shfaqjen. Shfaqja është dhjetë ditë rresht në Teatrin Kombëtar. Është po ajo, nuk lëviz asgjë. Edhe nëse do ketë nesër një defekt tek aktorët apo te dritat, apo te ndriçimi, kjo edhe mund të jetë një gjë që mund të mdodh, por nëse ndodh nuk ka lidhje me asgjë që është bërë. Shfaqja është e njëjta, është po ai produkt që nuk ka ndryshuar asgjë. Ka ndryshuar vetëm agjencia që merret me efektet. Pra është marrë koncepti i përpunuar nga zoti Florian Çanga dhe i është dhënë agjensisë së re, e cila e ka vënë në zbatim.
 
Po këtu dalka edhe një problem që në kaosin e tregut ka çmime të ndryshme. Si mund t’u shpëtohet abuzimeve me çmimet, kur dihet që për një artikull ose shërbim në treg ka çmime të ndryshme?
-Po. Por, prandaj shteti shqiptar në përgjithësi e hedh ofertën online dhe përpiqet të marr ofertën me çmimin më të ulët, se kështu bëhet kjo gjë.. Ai është treg dhe synon gjithmonë që të harxhojë më pak lekë. Dhe padyshim një teatër do të bëjë të pamundurën që të realizojë aktivietet e veta. Unë këtë bëj, sepse është një teatër i varfër, që paguhet nga taksapaguesit. Nuk mund të veprohët kështu që dël një njëri dhe thotë se unë dua kaq pare, se po nuk më dhe kaq pare nuk  e bëj shfaqjen. Çfarë kuptimi ka të menaxhosh pastaj. Fuksionojnë kontratat dhe funksionojnë marrëveshjet.
 
Keni pasur më parë konflkte me zonjën Plasari?
-Unë me atë nuk kam pasur asnjëherë konflikt, përveçse me përjashtim që ajo pati një kërkesë tjetër rreth muajit nëntor për të hequr nga repertori tri shfaqje për të pasur më shumë ditë provash, gjë që edhe kjo është e pamundur se nuk ndryshon kalendari i teatrit.

Ajo e dinte më përpara se nuk ndryshon kalendari i teatrit dhe nuk mund ajo të më vërë mua në zgjedhjen për të hequr tri shfaqje nga repertori sepse i duheshin ditë më tepër në prova, kjo është pamundur se kalendari nuk ndryshon. Përveç këtij konflikti ky është konflikti i dytë dhe këto konflikte janë institucionale. Sepse nuk ka asgjë pesponale Hervin Çuli  me Sesilia Plasarin. Unë prapë e them ka problem Teatri Kombëtra me një regjisore. Dhe këto të dyja rastet janë konflikte absurde janë kapriçio, sepse Teatri Kombëtar ka futur regjisoren që ajo ka pasur dhjetë ditë në skenë, ndërkohë që regjisorët e tjerë janë futur të premten dhe kanë dalë të hënën premierë. Ne prandaj kemi dhe studio të madhe provash, që montojmë dekorin e ngremë lojën atje. Këto janë rregulla minimale, që i di çdo regjisor apo aktor.  
 
Pra, pagesa që duhet bërë për efektet qenka thelbi i këtij debati?
-Pagesa që kërkonte zotëria në total, përveç tremilionëshit që më këtë një milionë e gjysmë bëhet baraz me katër milionë e gjysmë lekë, të cilat i kërkonte Florian Çanga. Ok deri këtu. Tani po të bëjmë një shumëzim ku kemi 20 shfaqje me 4 milionë e gjysmë lekë, del 220 milionë lekë premiera.

Pra zotëria Çanga kërkonte një shpërblim që do të çontë në 220 milionë lekë shfaqjen. Ndërkohë që me vendim të bordit të teatrit kombëtar, Robert Ndrenika, aktor i nderuar karriere paguhet për të kryer role në Teatrin Kombëtar me 160 mijë lekë të vjetra.

Tani e lëmë pagesën që është e lartë, por si mund të prishi raportet e vlerave të veta institucioni. Si mund të paguhet më shumë Florian Çanga se Robert Ndrenika, kur edhe produkti artistik që ka sjellë është një prodkukt normal që s’ka asgjë të jashtëzakonshme. Nëse dikush del e thotë “unë dua kaq lekë e nga ana tjetër Robert Ndrenika të marr sa të marrë, kjo është një gjë që prish raportet e shtetit me vlerat, kjo nuk funksionon më në Teatrin Kombëtar. Unë jam vënë këtu pikërisht për të mbrojtur raportet institucionale.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)