Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës

Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës

Tani që Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për rrëzimin e kërkesës, që kontestonte zgjedhjet lokale të qershorit 2019, del më e qartë panorama e përgjegjësisë së rëndë politike të atyre, që atëherë udhëhiqnin dhe përfaqësonin opozitën.

Se si për shkak të një marrëzie djallëzore iu dorëzua i gjithë pushteti lokal sovjetëve, ndërkohë që kjo temë nuk para trajtohet, si nga bunkeri “statutor”, ku është mbyllur Lulzim Basha për t’u mbrojtur nga partia e vet, ashtu edhe nga “foltorja” e revolucionit paqësor, që do të rithemelojë pluralizmin në Shqipëri.

Ata, që realisht e morën vendimin e çmendur të bojkotit dhe të tjerët, që u përpoqën të pengonin me çdo mjet në dispozicion mbajtjen e zgjedhjeve, ishin të bindur plotësisht se nuk e fitonin çështjen, ndaj edhe nuk iu drejtuan vetë gjykatës. Sepse, me sa duket, dy humbje për të njëjtin rast bëheshin shumë.

Dhe gjetën Voltanën e shkretë, e cila ka mbetur si një ishull i vogël në mesin e ujërave të pushtetit pa kufinj të “Rilindjes”, ndoshta jo për ndonjë faj të vetin. Të cilës i ngarkuan në kurriz një peshë të madhe, që nuk i takonte fare ta mbante, sepse nuk ishte fare problemi i saj, por edhe ndonjë arsye të fortë për ta refuzuar nuk është se ka pasur. Tek e fundit, postieri nuk akuzohet asnjëherë për ato që përmbajnë letrat brenda.

Ndaj edhe sot nuk është dita për të kërkuar humbjen e Voltana Ademit, sepse ajo ndoshta është e vetmja opozitare që ka fituar nga zgjedhjet e qershorit 2019, pavarësisht se pa asnjë meritë. Por për të parë se si heshtin njëkohësisht për këtë shuplakë përcëlluese si të ishin në kohërat e arta të dashurisë midis tyre kryetari “de jure” i Partisë Demokratike, “foltorja” dhe Presidenti i Republikës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/12/2021 05:46

    Se si ka qene deputet ky,turp eshte pak. GJK nuk e rrezoi kerkesen dhe as u mor fare me thelbin e gjese. Madje edhe Venecia ishte kot dhe pa kuptim. Thjesht mekanizem per te marre kohe. A e lexove vendimin qe thote se pala qe ka bere kerkese nuk legjitimohet si pale? Per rrjedhoje GJK as qe e lexon fare cfare ka kerkuar. Ne ato palo zgjedhje tibdo mbahesh mend si cerri qe u be mashe ne doren e Rames. Si keni guxim dhe komentoni xhanem.

    Përgjigju
  • O tej: 02/12/2021 19:31

    Heshtin se hane dhjete koke e kembe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD