Hetim izraelitit dhe policëve
nuk raportuan prokurorin

Vizita disa ditore në Shqipëri, e një shtetasi izraelit që quhet Yoram Frig, ka sjellë hapjen e një hetimi penal nga prokuroria e Tiranës, pasi ai nëpërmjet një paisje elektronike, dyshohet se ka kryer përgjime të paligjshme në Tiranë.

Hetimet kanë nisur, pas njoftimeve se në ambjentet e aeroportit “Nënë Tereza” ishte ndaluar për verifikim shtetasi izraelit, 51-vjeçari Yoram Frig. Me urdhër të prokurorisë së Tiranës, ky shtetas është ndaluar dhe më pas shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku është marrë në pyetje, në prani të një përkthyesi ligjor. Hetimet që kryhesohen nga prokurori Ndini Tavani, kanë nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përgjim të paligjshëm të paisjeve kompjuterike”.

Sipas prokurorisë për “Shpërdorim detyre” po ndiqen policët e komisariatit të Rinasit, të cilën kanë lejuar të hyjë dhe të dalë nga kufiri ky shtetas i dyshimtë së bashku me paisjen e dyshimtë. Efektivët e policisë së Rinasit, po verifikohen edhe për sa i përket mosnjoftimit në kohë të prokurorit, për ndalimin e këtij shtetasi të dyshimtë. Izraeliti është në verifikim e sipër, dhe se nga ana e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, i është sekuestruar paisja e dyshimtë që mendohet se kryen përgjim dhe një telefon “Iphone”.

Pritet që këto prova materiale të ekspertohen në ditët në vijim për të mësuar nëse aparatura ka kryer përgjime ose jo. Gjatë marjes në pyetje në aeroportin e Rinasit,51-vjeçari ka pretenduar se ai është biznesmen dhe anëtar i disa organizatave të dedektivëve dhe gazetarëve investigative. Frig, u ka pohuar grupit të hetimit se në asnjë moment s’ka përgjuar në Shqipëri, por paisja që ai disponon bën fjalë për deduktimin e aparateve të tjera përgjuese në zonën ku ajo instalohet.Sipas tij, paisja elektronike është një kompjuter personal.

Në dëshminë e tij Frig, ka shtuar se gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka qëndruar në një hotel në Tiranë, ndërkohë ka zhvilluar dhe një takim me një biznesmen të njohur në kryeqytet. Ai ka shtuar se është i martuar dhe babai i tre fëmijëve. Teksa policia i ka komunikuar urdhërin e ndalimit të lëshuar nga prokuroria e Tiranës, Frig nuk ka pranuar të japë dëshmi, duke kërkuar të mbrohet me një avokat mbrojtës

Prokurorët dyshojnë se shtetasi Izraelit ka kryer përgjime të paligjshme në Shqipëri dhe për të shuar këto dyshime, ata kanë kërkuar kryerjen e ekspertimit të paisjes përgjuese.

Gjatë ditës së djeshme prokuroria ka sekuestruar dhe një kopje të rregjistrit të hotelit ku ka qëndruar Yoram Frig në Tiranë. Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të meret në pyetje dhe biznesmeni Shqiptar që Frig pretendon se e ka takuar në Tiranë. Pyetja e tij, do kryhet në cilësinë e dëshmitarit, për të mësuar më tepër rreth aktivitetit të dyshimtë të Frig në territorin Shqiptar.Gjithashtu në dobi të këtij hetimi, pritet të meren në pyetje dhe persona të tjerë që mendohet se kanë pasur kontakte me Frig. Për këtë çështje janë mobilizuar dhe oficerë të Shërbimit Informativ Shqiptar, të cilët po kryejnë hetime për të mësuar rreth aktivitetit tëg Yoram Frig.

Misteri i pajisjes, ja kush është izraeliti i ndaluar në Rinas
Shqiptarja.com ka zbuluar identitetin e shtetasit izraelit që u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar përgjuese.
 
Ai është Yoram Frig, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në skandalin e 'Panama Papers' pak kohë më parë, pasi kishte llogari në parajsat fiskale.
 
Yoram Frig 51 vjec, nga të dhënat e para mësohet se ka dy kompani investigimi në Qipro dhe në Izrael.
 
Izraeliti u ndalua gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike, ndërsa sipas policisë iu sekuestrua edhe një "IPHONE".
 
ReportTv siguron ekskluzivisht pamjet kur shtetasi izraelit Yoram Fring shoqërohet nga komisariati i policisë së Rinasit në policinë e Tiranës.
 
51 vjecari Fring u shoqërua për në ambientet e izolimit të policisë dhe nga prokurori i Tiranës Ndini Tavani i cili po ndjek hetimet për dyshimet e një përgjimi të paligjshëm kryer nga Fring në Shqipëri nëpërmjet një pajisje kompjuterike që ai dispononte.

Yoram Frig
  (Izraeliti në zonën e “Ali Demit” ose “Freskut” foto e postuar në FB në vitin 2014)

Izraeliti lidhje me një biznesmen shqiptar?
Sipas prokurorisë së Tiranës hetimi ka nisur për dy vepra penale: Ajo e përgjimit të paligjshëm kompjuterik dhe e shpërdorimit të detyrës.
 
Dhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë, prokuroria e Tiranës është duke hetuar dhe pistën e një lidhje të Fring me një biznesmen të njohur shqiptar.
 
51-vjecari me origjinë nga Izraeli rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael ç'ka shton dyshimet se ai ka njohur nga përgjimet apo nga survejimet.
 
Emri i Yoram Fring është bërë publik dhe gjatë skandalit të “Panama Papers” si person që dispononte kompani të regjistruara në ishujt offshore.
 
Fring është pyetur për disa orë si nga oficerët e policisë dhe prokurori Tavani, por ka refuzuar të jap një përgjigje në lidhje me pajisjen duke deklaruar se e ka thjesht një kompjuter personal.

Deklarata e policisë
Nisur nga informacione të marra, për hyrjen e shtetasit (të huaj) Izraelit, F.Y, 51 vjeç, në pikën e kalimit kufitar Rinas, me një pajisje elektronike, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, filloi veprimet verifikuse dhe proceduriale në bashkëpunim me Njësinë e Prokurorisë Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm.
 
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.
 
Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e Prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt ekspertimi, per te percaktuar cfunksion kryen, njëkohesisht iu konstatua edhe një aparat telefonik i markës "IPHONE".
 
Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me urdhër të prokurorit të gatshëm.
 
Ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Tiranë, ku në prezencën e një përkthyesi ligjor po intervistohet nga prokurori i çështjes.
 

Yoram Frig
Me rreth të kuq Yoram Frig në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Yoram Frig
Yoram Frig duke u shoqëruar për në policinë e Tiranës

komapnia qipro yoram frig
Profili i kompanisë në Qipro të Yoram Frig
komapnia qipro yoram frig
Profili i kompanisë në Izrael të Yoram Frig

qipro
komapnia qipro yoram frig
Kompanitë e Yoram Fring të regjistruara në ishujt offshore



yoram frig
Yoram Frig

yoram frig
Yoram Frig

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve