TIRANE- Gjykata e Tiranës urdhëron prokurorinë të rihetojë një kallëzim penal të depozituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, lidhur me shkatërimin e segmetit rrugor Tiranë-Maminas, që konsiderohet si segmenti i vdekjes, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve që ndodhin në këtë rrugë. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon një vendim të gjykatës së kryeqytetit ku vendoset prishja e vendimit të prokurorit Avni Kraja, për mbylljen e hetimeve të një kallëzimi penal për zbulimin, arrestimin dhe dënimin e personave që kanë shkatëruar segmentin rrugor Tiranë-Maminas.
Vendimi i prokurorisë është marrë në muajin shtator 2013, por Autoriteti Rrugor Shqiptar, e ka kundërshtuar në gjykatë me pretendimin se prokuroria nuk kishte kryer asnjë verifikim, për të zbuluar shkelësit e ligjit. Pas disa seancash gjyqësore gjykata e kryeqytetit ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e Autoritetit Rrugor, duke detyruar prokurorinë e Tiranës, të hetojë kallëzimin penal dhe të nxjerrë përgjegjësit e këtij krimi.

(FOTO/ Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës)
Shkatërrimi i rrugës
Segmenti rrugor Tiranë-Maminas është kthyer në problem shqetësues jo vetëm për policinë, për shkak të numrit të madh të aksidenteve, por edhe për Autoritetin Rrugor Shqiptar. Pak kohë më parë inspektorët e këtij autoriteti kanë kryer konstatime se segmenti rrugor është dëmtuar në disa pjesë të shtrirjes së tij, duke u kthyer në një kërcënim për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve që kalojnë me makina në këtë segmet.
Nisur nga kjo situatë Autoriteti Rrugor ka vendosur të kallëzojë në prokurori vjedhësit e sinjalistikës rrugore, barrierrave metalike mbrojtëse dhe administratorët e disa prej bizneseve që kanë dëmtuar shtresën e rrugës kombëtare. Pavarësisht këtij kallëzimi prokuroria ka kryer disa verifikime, ku janë marrë në pyetje dhjetëra persona, por në fakt askënd nuk ka marrë të pandehur për akuzën e “Shkatërimit të rrugëve”, duke vendosur pushimin e hetimeve.
Hetimi i akuzës
Nga fashikulli i paraqitur nga organi i prokurorisë rezulton se në lidhje me këtë procedim janë kryer një sërë veprimesh proceduriale,si: Kqyrja e vendit të ngjarjes segmentit rrugor, për të cilin pretendohet se është dëmtuar, pyetja me cilësinë e personit të disa shtetasve, kryesisht administrator të subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë segment rrugor, marrja e disa dokumentave nga kallëzuesi si projekt studime, akt kolaudime apo korrespondenca midis organeve shtetërore. Pyetja e disa nga punonjësve të palës kallëzuese.
Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com